
Mundësitë potenciale të shqipes për pasurimin e terminologjisë
Date: Saturday, October 27 @ 01:34:39 EDT Topic: Albanian articles
Historia e zhvillimit të terminologjisë shqipe tregon se lufta për sistemimin, shqipërimin dhe njësimin e leksikut të saj ka kaluar nëpër rrugën dialektike të zhvillimit të shkallëshkallshëm nga formal më të ulta në ato më të larta. Ajo është përqëndruar kryesisht në termat bazë, të cilët kanë shërbyer si truall edhe për leksikun me special të saj. Një vend të veçantë ka zënë e zë këtu puna për pastrimin e fondit themelor të kësaj terminologjie nga termat e huaj të panevojshëm. Frytet e rëndësishme pozitive të kësaj lufte lidhen edhe me vëmendjen që i është kushtuar leksikut bazë të kësaj terminologjie edhe nga specialistët e fushave të tjera te shkencave të sakta e të zbatuara teknike. Kështu, p.sh., në fizikë, matematikë, kimi, etj. janë përdorur terma të tillë themelorë si: rrafsh për plan, ndërprerje për intersektim (gjeom.), zhvendosje për spostim, trysni për presion (fiz.), shpërhapje për difuzion, tretësirë për solucion (kim.), mysëti për konveksitet, lugëti për konkavitet (opt.), etj.
Si terma me përdorim të gjerë edhe në fushat e tjera ata kanë tërhequr dhe vijojnë të tërheqin vëmendjen e një numri të madh specialistësh që merren me përpunimin e terminologjisë së këtyre fushave, me hartimin e teksteve mësimore, të fjalorëve të tipave të ndryshëm, në të cilët këta terma kanë pësuar ndryshime të herëpashershme. Këtu mund të sjellim si shembull historinë e ndryshimit të termave presion > shtypje > trysni, tension > sforcim > ndemje etj. Këto ndryshime kanë çuar në rregullimin, shqipërimin dhe njësimin e këtij leksiku me ritme më të shpejta se leksiku më special të çdo fushe të dijes, i cili qëndron më në periferi të kësaj shtrese, por që është ngritur mbi bazën e saj. Kështu, për shembull, nga rreth (gjeom.) janë krijuar terma të përbërë të leksikut thjesht special të mekanikës: rreth i kokës, rreth i këmbës, rreth i rrokullisjes; nga kënd (mat.) kënd i animit, kënd i fërkimit, kënd i përqafimit, kënd i rrotullimit, kënd i kthimit; nga trysni (fiz.): trysni e avullit, trysni e lartë, trysni statike, trysni e ulët, etj.
Gjendja e sotme e terminologjisë së fushave themelore të dijes dëshmon se në shtresimin bazë të saj është arritur përgjithësisht një farë kristalizimi në sistemin e formësimin e koncepteve si rrjedhojë e rrënjosjes në mikrosistemet terminologjike të njësive gjuhësore të qëndrueshme në bazë shqipe. Megjithatë, për emërtimet e koncepteve të veçanta ka ende luhatje, gjendje shumëformëshe; nuk është arritur ende që në të gjitha rastet të nguliten terma të njëkuptimshëm për koncepte të caktuara. Kështu herë njëjtësohen dhe herë diferencohen bosht dhe aks, ngjeshje dhe shtypje, plan dhe rrafsh, prerje dhe seksion, qark dhe rreth etj. Leksiku thjesht special në krahasim me leksikun bazë, gjatë zhvillimit të tij ka pësuar më pak ndryshime nga pikëpamja e shqipërimit, ndonëse edhe këtu janë bërë përpjekje të vazhdueshme nga specialistët e gjuhëtarët për të futur fjalë shqipe në vend të termave të huaj. Vështirësitë që janë hasur në këtë punë lidhen, nga njëra anë, me karakterin shumë special të disa terminologjive, por, nga ana tjetër, ato kushtëzohen edhe me ngulitjen e një pjese të madhe termash gjatë përdorimit të shpeshtë në të folur, në prodhim, si: aks, dado, filetë, friksion, ingranazh, kamerdare, kolodok, koperton, etj., gjë që s'mund të thuhet për termat bazë, të cilët, duke shprehur koncepte më abstrakte e duke u përdorur në ligjërimin e shkruar, kanë pasur me shumë mundësi për t'u shqipëruar. Këtu s'duhet harruar edhe një rrethanë tjetër: përqendrimi i vëmendjes së specialistëve e të gjuhëtarëve në termat bazë të terminologjisë ka bërë që puna me leksikun më special të nxirret në rrafsh të dytë, të ecë më me ngadalë, duke ia lënë një kohe të mëvonshme studimin dhe përpunimin e tij. Në ditët e sotme, lufta për pastrimin e leksikut special nuk po bëhet po me atë forcë, siç është vepruar më përpara me leksikun bazë të tyre. Për gjithë terminologjitë shkencore e teknike, ndërtimin, sistemimin, shqipërimin e njësimin në mënyrë të veçantë të leksikut me special të tyre, sot kërkohet një punë e thelluar mbi baza shkencore nga ana e specialistëve të fushave të ndryshme dhe e gjuhëtarëve terminologë. Në bazë të të gjithë punës, qëndron sistemimi i terminologjisë; nga njëra anë, mënjanimi i gjendjes shumëformëshe, ku për një koncept përdoren disa terma, dhe, nga ana tjetër, thyerja e shumëkuptimësisë së termave, kur i njëjti term shënon disa koncepte. Realizimi i këtyre dy qëllimeve lidhet, në fund të fundit, me krijimin e një sistemi terminologjik homogjen, në të cilin çdonjëri nga termat t'i përgjigjet një koncepti të caktuar në sistemin e koncepteve. Për ta bërë sa më të tejdukshëm sistemin e koncepteve nga ana e përmbajtjes kërkohet edhe një qartësi e madhe nga vetë termat. Kjo qartësi e saktësi arrihet para së gjithash kur terminologjia e kësaj fushe vihet mbi baza sa më shqipe. Në këtë proces duhet pasur kujdes i madh që fjala shqipe të zgjidhet, të përpunohet e t'i përshtatet mirë konceptit përkatës, dhe që, krahas kësaj, njësitë e reja të ndërtohen drejt sipas strukturës fjalëformuese, duke shfrytëzuar sidomos mënyrat e mjetet më prodhimtare e më aktive të saj në kohën tonë. Problemet e përpunimit të terminologjive të degëve të ndryshme të shkencës e të teknikës prej kohësh kanë tërhequr vëmendjen e terminologëve e të specialistëve të fushave të ndryshme. Mishërimi më i drejtpërdrejtë e praktik i kësaj pune ka qenë dhe mbetet hartimi i fjalorëve përkatës, të ndërtuar mbi bazën e parimeve të caktuara shkencore e sipas kritereve të qëndrueshme leksikografike. Gjatë kësaj pune rëndësi e veçantë i është kushtuar e i kushtohet edhe studimit të gjendjes reale të çdo terminologjie dhe mundësive potenciale të vetë gjuhës shqipe për t'i përsosur më tej sistemet terminologjike, për t'i ngritur ato në një nivel cilësisht më të lartë. Në hartimin e fjalorëve të fushave të ndryshme të dijes vëmendja kryesore është përqendruar fillimisht në studimin tërësor të leksikut të gjuhës së sotme shqipe, duke e parë atë nga dy këndvështrime: nga pikëpamja e brumit të gatshëm, pra nga mundësitë dhe aftësitë e fjalëve ekzistuese për t'u ngritur në terma, si dhe pikëpamja e gjedheve fjalëformuese së bashku me brumin leksikor prodhues. Kështu nga njëra anë, janë marrë si material i gatshëm, i përshtatur, duke i ngritur në terma fjalët si: grykëz, kular, shilor etj., kurse nga ana tjetër, janë ndërtuar terma të rinj mbi bazën e gjedheve fjalëformuese: bashkore (bashkoj + ore) me kuptimin "mekanizëm bashkues për të tejçuar rrotullimin nga një pjesë e makinës tek tjetra" në vend të termit të huaj, friksion, bashkues (bashkoj + ues) me kuptimin "detal bashkues për të tejçuar rrotullimin nga një bosht tek tjetri" në vend të termit të huaj xhuntë, parapritës (para + pritës) me kuptimin "pjesë që parapret goditjet e mundshme të makinës" në vend të termit të huaj parakolp, petunazë (pet(ë) + unazë) me kuptimin "detal i rrumbullakët si petë me vrimë të gjerë në mes) për termin e huaj rondelë. Si shembull po sjellim punën për hartimin e fjalorit shumëgjuhësh të mekanikës shqip-anglisht-frëngjisht-italisht-rusisht, me rreth 8000 terma). Ajo ndjek disa drejtime e synime themelore: A. Ndërtimi i një terminologjie të tillë që të përbëjë një sistem organik termash, ku çdonjëri prej tyre t'i përgjigjet në mënyrë të njëkuptimshme secilit nga konceptet në sistemin e koncepteve. Plotësimi i kësaj detyre, lidhet, në radhë të parë, me emërtimin e çdo koncepti me një term të caktuar, domethënë me mënjanimin e shumëkuptimësisë së termave. Në raste jo të rralla shumëkuptimësia e termave në terminologji, dukuri e papërshtatshme për të, bartet nga gjuha e përgjithshme. Pikërisht prej këtej merret një pjesë fjalësh si material i gatshëm, duke i përshtatur për nevojat e terminologjisë kuptimet e tyre të përafërta me konceptet e reja të shkencës e të teknikës. Këtu vlen të theksohet se vetë struktura kuptimore e fjalëve të bartura nga gjuha e përgjithshme për nevojat e terminologjisë është përgjithësisht e gjerë, prandaj edhe synohet që të tërhiqen ato fjalë, kuptimet e të cilave të jenë sa më të ngushta. Nga ana tjetër, kuptimet e reja specifike që mund të marrin fjalët e ngritura në terma në terminologji lidhen edhe me mundësitë që kanë vetë fjalët për të qenë të shumëkuptimshme. Kështu, për shembull, termi derdhje në terminologjinë e metalurgjisë shënon "procesin", "rezultatin" dhe "mënyrën e veprimit".l) "derdhje e metalit"; 2) "përgatitje e derdhjeve" = e copave të derdhura; 3) prodhim me derdhje. Po kështu mund të themi për termat prerje, lidhje, bashkim, tretje etj. Megjithatë, në këtë rast, në caqet e terminologjisë shfrytëzohen edhe aftësitë e fjalëve të shumëkuptimshme për t'u kombinuar me fjalët e tjera të gjuhës. Kjo çon në terminologji në shënimin e koncepteve të reja nëpërmjet njësive më të gjera se fjala me anën e togfjalëshave dhe të shprehjeve terminologjike. Lidhjet sintagmatike ndërmjet gjymtyrëve të togfjalëshave dhe kombinimet e tyre shërbejnë për të shprehur konceptet e reja të gjuhës së shkencës e të teknikës si dhe për të zëvendësuar fjalët e huaja. Të tilla janë, p.sh., termat bosht motorik, për kolodok, qafë fundore për pern, copë e derdhur për derdhje etj. Kështu, shumëkuptimësia e termave në përgjithësi thyhet nëpërmjet dy rrugëve: së pari, nëpërmjet gjetjes ose ndërtimit të termave të tjerë për konceptet që shprehen nga një term i vetëm duke i lënë këtij të fundit të shprehë atë koncept që ai e motivon më mirë. Në këtë rast termi shkarkohet nga shumëkuptimësia dhe kuptimet e tjera që ka pasur i marrin termat e rinj. Kjo rrugë zakonisht ndiqet për termat që shënojnë koncepte pak a shumë të përgjithshme, prandaj vlen të theksohet se edhe këtu shumëkuptimësia nuk mund të çohet në njëkuptimësi të plotë, por ajo mund të ngushtohet. Ky arsyetim vlen më tepër për termat njëfjalësh, struktura kuptimore e të cilëve, sado të ngushtohet, mbetet potencialisht e hapur. Kjo dukuri vihet re edhe në gjuhën e përgjithshme, ku fjalët e njëkuptimshme takohen rrallë ose është vështirë t'i krijosh. Edhe po u krijua një e tillë, ajo herët ose vonë do të zhvillohet e do të japë "filiza të rinj". (shih, p.sh., kuptimet e fjalës karrige sipas FGjSSh 1980: karrige 1) "Ndenjëse..."; 2) fig. keq. bised. "Vend pune në zyrë, vend i rehatshëm pune"). Disa gjedhe të thyerjes së shumëkuptimësisë së' fjalës nëpërmjet formimeve të reja mund të shihen edhe në gjuhën e përgjithshme. Ato mund të shfrytëzohen në terminologji (P.sh., shartesë 1) "shartim pemësh); 2) "kalemi ose sythi që shtiem në drurin tjetër". Në kuptimin 1 mund të përdorim vetëm shartim, kurse në kuptimin 2 shartesë. Së dyti, shumëkuptimësia e termave mund të thyhet duke shfrytëzuar aftësitë kombinuese të fjalës shqipe, për të cilën folëm më sipër. Kjo aftësi e fjalës në praktikën e përdorimit të gjuhës na ndihmon në raste të veçanta për të shënuar në mënyrë të saktë një objekt të cilin duam ta veçojmë nga të tjerët ose kur s'e kemi atë para syve, si edhe kur del e nevojshme të shprehim qartë mendimin tonë, si jo qafë, grykë, gisht etj., por qafë mali, qafë e çizmes, grykë lumi, gishti i madh, gishti i vogël, etj. Një thyerje e tillë e shumëkuptimshmërisë, që mund të paraqitet si e rastit në gjuhën e përgjithshme, sepse konteksti na lejon të mos themi qafë mali, por qafë, gishti i vogël, por gisht, për terminologjinë kthehet nga rastësi në domosdoshmëri. Në terminologji, në rastin tonë në terminologjinë e mekanikës, ku saktësia e qartësia maksimale e komunikimit është kusht i domosdoshëm, kërkohet që çdo koncept të ketë shenjën e vet gjuhësore, qoftë kjo fjalë ose togfjalësh. Ky fakt merr vlerë të veçantë në terminologji, sidomos në praktikën terminologjike, ku bëhen përpjekje për t'i emërtuar konceptet në mënyrë të njëkuptimshme. Në këtë rast, meqenëse në nivelin e fjalës është e pamundur të gjendet atë formohet për çdo koncept një fjalë, atëherë emërtimi për to kërkohet edhe në nivele më të larta se fjala, pra në togfjalësha dhe në shprehje. Kjo është edhe një ndër rrugët për thyerjen e shumëkuptimësisë së termit. Duke i shqyrtuar këto probleme nga ana praktike, arrijmë të zbulojmë dhe të shfrytëzojmë aftësitë e mundësitë reale e potenciale të fjalës shqipe, valencat e saj për nevojat e terminologjisë në të cilën këto mundësi e aftësi gjejnë truall të gjerë për t'u vënë në jetë. Rol të veçantë për sistemimin e terminologjisë në fjalë (të mekanikës) luan diferencimi sa më i qartë i koncepteve e i termave përkatës duke ndarë njërin koncept nga tjetri me kufij sa më të prerë. Për këtë arsye është e nevojshme të thyhet shumëkuptimësia e disa termave me përdorime të shpeshta duke gjetur a ndërtuar terma të veçantë për secilin koncept. Kështu, për shembull, termi aks ka dy kuptime: 1. "Drejtëz që kalon përmes qendrës së simetrisë ose qendrës së rëndesës së një trupi" 2. "Detal që mbështet pjesët që rrotullohen, por që vetë nuk transmeton moment rrotullues". Për kuptimin e parë, është propozuar kompozita shqipe, b oshtvijë, nga e cila krijohen b oshtvijor, boshtvijësi në vend të ndërtimeve të huaja, aks-aksial-aksialitet, kurse për kuptimin (konceptin) e dytë është futur fjala shqipe me përdorim të ngushtë profesional strumbull, e cila i përgjigjet idesë së shprehur nga termi aks në këtë kuptim. Me krijimin e fjalës shqipe boshtvijë dhe me futjen nga gjuha e përgjithshme e fjalës strumbull mënjanohet pështjellimi që vihet re herë-herë në letërsinë teknike në përdorimin e termave bosht dhe aks.
Zakonisht deri më sot kuptimin e termit boshtvijë e kanë mbajtur dy terma: termi aks, i cili vijon të përdoret pothuajse në të gjithë letërsinë teknike të mekanikës dhe termi bosht, i cili, me përjashtim të teksteve të mekanikës, përdoret në të gjitha tekstet e tjera mësimore. Konceptin 2 të termit aks e mbulon po fjala aks. Mirëpo, duke përdorur bosht në vend të aks (si "vijë imagjinare"), atëherë, fjala bosht, që shpreh konceptin e "vijës imagjinare", bie ndesh me një koncept tjetër, që shprehet po nga fjala bosht, i cili përkufizohet si "detal mbështetës që rrotullohet, që transmeton moment rrotullues". Prandaj del patjetër nevoja e diferencimit të koncepteve që shprehen nga këta terma. Ky diferencim është bërë në këtë mënyrë: a) fjala bosht në kuptimin e "detalit që tejçon moment rrotullues" është bërë boshtor,-i, kurse kuptimi i "vijës imagjinare" i është dhënë fjalës boshtvijë (për të cilën folëm më sipër); b) kuptimi i dytë i termit aks është dhënë me fjalën strumbull.
Kështu, nga dy terma, bosht dhe aks, për tri koncepte janë krijuar tre terma për secilin nga të tri konceptet: boshtor,-i, boshtvijë, strumbull. Këta terma gjejnë barasvlerat e tyre kuptimore në mënyrë të veçantë në gjuhën angleze, ku për secilin koncept ka nga një term: boshtor - shaft, boshtvijë - axis, dhe strumbull - axle.
Në disa gjuhë të tjera ky korrespondim term - koncept nuk është i plotë: rus. konc. 1 Bar, konc. 2 = (ocb; konc. 3 = (?); fr. konc. 1 = arbre, konc. 2 = axe, konc. 3 = ?(axe);
ital. konc. 1 = albero, konc. 2 = asse, konc. 3 = ? (asse).
Nga kjo pikëpamje, sikurse në gjuhën angleze, në gjuhën shqipe korrespondimi një term - një nocion, del i plotë. Nga ana tjetër, në përfshirjen e fjalëve shqipe, për rregullimin e koncepteve të mësipërme, nxirret jashtë gjuhe termi i huaj aks. Po kështu është vepruar me termin sharrë, i cili sipas FGjSSh (1980) ka një varg kuptimesh: 1) "Rripi a disku prej çeliku i kësaj vegle që shërben për të prerë; 2) "vegël... që ka si pjesë kryesore një rrip a disk prej çeliku ..."; 3) "makinë me një vegël të tillë"; 4) "Punishte në pyll...". Këto kuptime në terminologjinë e mekanikës janë dhënë nëpërmjet termave: 1) fletësharrë, disksharrë; 2) sharrë (vegël); 3) sharruese a sharrore.
Diferencimi i procesit nga rezultati pasqyrohet edhe në termat shtehëzim - shtehëzinë, lugëtim-lugëtinë. Po kështu: " derdhje" (proces) - derdhë (copë e derdhur); rritje (proces) - rritë ( rritë thike në vend të rritje thike) ; lidhje (proces) - përlidhë (lëndë e përlidhur) në vend të termit të huaj aliazh). Po kështu, nëpërmjet emërtimeve të ndryshme diferencohet vegla nga makina si: frezë (vegël) - frezore a frezuese (makinë), gërsherë (vegël) - gërshanore (makinë), mbjellës (vegël) - mbjellëse (makinë), kositës (vegël) -kositëse (makinë) etj.
B. Shqipërimi i terminologjisë Këtu mund të dallojmë disa aspekte: 1. Rivendosja e shqipërimeve të mëparshme, të cilat takohen në fjalorë të ndryshëm terminologjikë, por që nuk kanë gjetur përdorim në letërsinë teknike të mekanikës dhe në praktikën e përdorimit të termave (në të folur, në dokumentesh teknike etj) si: brenë për bjellë, gjani për amplitudë, përftor për gjenerator, ndemje për tension, rikumbim për rezonancë etj. 2. Ngritja në terma e fjalëve shqipe pa u ndryshuar kompleksin tingullor si: amë për matricë, anëcak për konsol, bucelë për moco, cekth për spinë, fikatje për amortizim, flegër për valvul, flutur për farfallë, jakore për fllanxhë, grykëz për bokoll, kular për kavallotë, qerthull për pikap, mbathë për bandazh, ngërthim për ingranim, përbrijtëse për lonzheron, rrotull për pulexhë, sqep për arpion, shilor për bilancier, tejçim për transmetim, vjaskë për filetë, etj. 3. Fjalë shqipe të përndryshuara (modifikuara) për nevoja të terminologjisë: bërrylake (nga bërrylak) për manivel, birës (nga birëse) për punto, gishtak (nga gisht) për spinot, hekurudhëz (nga hekurudhë) për dekovil, kularushë (nga kular) për katankë, ngallmë (nga ngallmoj) për ribatinë, ngujor (nga ngujore) për prixhionier, pasore ( nga pasor) për rimorkio, etj. 4. Formime, në bazë të gjedheve shqipe me mënyra e mjete të ndryshme fjalëformuese, Me këtë rrugë janë formuar pjesa më e madhe e termave shqip, të cilët do të zëvendësojnë termat e huaj si: baltëpritës për parafango, bashkore për friksion, bashkues për xhunto, briskim për shevingim, dhëmbore për ingranazh, lejesë për tolerancë, lakoheqëse për kurbalinjë, parapritës për parakolp, parandeshës për repulsor (bufer), petunazë për rondelë, tejçues për transmision, vrullës për volant, etj. 5. Riaktivizimi (për nevoja të terminologjisë së mekanikës) i disa prapashtesave e parashtesave që përdoren në gjuhën e përgjithshme, por që në terminologji përdoren rrallë ose s'gjejnë përdorim si: -atë: petëzatë (llamarinë), profilatë, shufratë; -cë: fërkojcë (ferrotë), pengojcë (fermo); -çë: rrahçë, ngrehçë (tirant); -ë: rritë, derdhë, përlidhë (aliazh); -inë: buzinë (batentë), lugëtinë (rakordim), shtehëzinë (zmuso); ndër-: ndërcak (diapazon), ndërurë, ndërvrragë (koleja); shpër-: shpërhapës (difuzor), shpërndarës (distributor), shpërndezës, shpërveçim (likuacion), shpërvendosje (dislokacion), etj. C. Njësimi i terminologjisëRealizimi i kësaj detyre ka të bëjë fillimisht me mënjanimin e gjendjes shumëformëshe në të, me zgjedhjen e termave më të përshtatshëm në çiftet apo vargjet dysore. Kjo zgjedhje mbështetet në zbatimin e parimeve e të kërkesave të teorisë e të praktikës terminologjike dhe të metodave shkencore të saj. Parimi i zgjedhjes në terminologji për njësimin dhe normëzimin e saj, ndryshe nga zgjidhja e këtij problemi në gjuhën e përgjithshme, merr përparësi të veçantë dhe shoqëron gjithë punën e përpunimit dhe të sistemit të terminologjisë. Akti përfundimtar i saj është krijimi i një sistemi terminologjik homogjen e kompakt, ku secili koncept gjen gjegjësin e vet në sistemin e termave. Për kodifikimin e terminologjisë merret për bazë jo vetëm qëndrueshmëria, shkalla e ngulitjes së termit, por, në radhë të parë cilësia e tij. Nga kjo pikëpamje, në qoftë se një term i ri është më i përshtatshëm për shënimin e një koncepti të vjetër, ai mund të bëhet shprehës i vetëm e tij. Cilësia e termit del pikërisht si faktori kryesor që e bën bartësin e gjuhës shkencore-teknike të shkëputet me lehtë nga termi i dikurshëm. Sa më e lartë të jetë cilësia e termit aq më lehtë përqafohet ai dhe aq më lehtë hiqet dorë prej termit të vjetër të papërshtatshëm. Prandaj gjatë ndërtimit të termave të rinj, i duhet kushtuar vëmendje e veçantë aftësisë fjalëformuese të tyre, formës, lehtësisë së shqiptimit, harmonizimit të kompleksit tingullor etj., duke e parë çdo term jo si një njësi të veçuar, por si pjesë përbërëse të një sistemi në zhvillim. Agron DURO
“TERMINOLOGJIA SI SISTEM”
Në raste jo të rralla shumëkuptimësia e termave në terminologji, dukuri e papërshtatshme për të,bartet nga gjuha e përgjithshme. Pikërisht prej këtej merret një pjesë fjalësh si material i gatshëm, duke i përshtatur për nevojat e terminologjisë kuptimet e tyre të përafërta me konceptet e reja të shkencës e të teknikës. Këtu vlen të theksohet se vetë struktura kuptimore e fjalëve të bartura nga gjuha e përgjithshme për nevojat e terminologjisë është përgjithësisht e gjerë, prandaj edhe synohet që të tërhiqen ato fjalë, kuptimet e të cilave të jenë sa më të ngushta. Nga ana tjetër, kuptimet e reja specifike që mund të marrin fjalët e ngritura në terma në terminologji lidhen edhe me mundësitë që kanë vetë fjalët për të qenë të shumëkuptimshme. Kështu, shumëkuptimësia e termave në përgjithësi thyhet nëpërmjet dy rrugëve: së pari, nëpërmjet gjetjes ose ndërtimit të termave të tjerë për konceptet që shprehen nga një term i vetëm duke i lënë këtij të fundit të shprehë atë koncept që ai e motivon më mirë. Në këtë rast termi shkarkohet nga shumëkuptimësia dhe kuptimet e tjera që ka pasur i marrin termat e rinj. Kjo rrugë zakonisht ndiqet për termat që shënojnë koncepte pak a shumë të përgjithshme, prandaj vlen të theksohet se edhe këtu shumëkuptimësia nuk mund të çohet në njëkuptimësi të plotë, por ajo mund të ngushtohet. Ky arsyetim vlen më tepër për termat njëfjalësh, struktura kuptimore e të cilëve, sado të ngushtohet, mbetet potencialisht e hapur. Kjo dukuri vihet re edhe në gjuhën e përgjithshme, ku fjalët e njëkuptimshme takohen rrallë ose është vështirë t'i krijosh. Edhe po u krijua një e tillë, ajo herët ose vonë do të zhvillohet e do të japë "filiza të rinj". (shih, p.sh., kuptimet e fjalës sipas FGjSSh 1980: karrige 1) "Ndenjëse..."; 2) fig. keq. bised. "Vend pune në zyrë, vend i rehatshëm pune"). Disa gjedhe të thyerjes së shumëkuptimësisë së' fjalës nëpërmjet formimeve të reja mund të shihen edhe në gjuhën e përgjithshme. Ato mund të shfrytëzohen në terminologji (P.sh., 1) "shartim pemësh); 2)"kalemi ose sythi që shtiem në drurin tjetër". Rol të veçantë për sistemimin e terminologjisë në fjalë (të mekanikës) luan diferencimi sa më i qartë i koncepteve e i termave përkatës duke ndarë njërin koncept nga tjetri me kufij sa më të prerë. Për këtë arsye është e nevojshme të thyhet shumëkuptimësia e disa termave me përdorime të shpeshta duke gjetur a ndërtuar terma të veçantë për secilin koncept. Kështu, për shembull, termi ka dy kuptime: 1. "Drejtëz që kalon përmes qendrës së simetrisë ose qendrës së rëndesës së një trupi" 2. "Detal që mbështet pjesët që rrotullohen, por që vetë nuk transmeton moment rrotullues". Për kuptimin e parë, është propozuar kompozita shqipe, bnga e cila krijohen bnë vend të ndërtimeve të huaja, kurse për kuptimin (konceptin) e dytë është futur fjala shqipe me përdorim të ngushtë profesional , e cila i përgjigjet idesë së shprehur nga termi në këtë kuptim. Me krijimin e fjalës shqipe dhe me futjen nga gjuha e përgjithshme e fjalës mënjanohet pështjellimi që vihet re herë-herë në letërsinë teknike në përdorimin e termave dhe Zakonisht deri më sot kuptimin e termit e kanë mbajtur dy terma: termi i cili vijon të përdoret pothuajse në të gjithë letërsinë teknike të mekanikës dhe termi i cili, me përjashtim të teksteve të mekanikës, përdoret në tëgjitha tekstet e tjera mësimore. Konceptin 2 të termit e mbulon po fjala Mirëpo, duke përdorur në vend të (si "vijë imagjinare"), atëherë, fjala që shpreh konceptin e "vijës imagjinare", bie ndesh me një koncept tjetër, që shprehet po nga fjala i cili përkufizohet si "detal mbështetës që rrotullohet, që transmeton moment rrotullues". Prandaj del patjetër nevoja e diferencimit të koncepteve që shprehen nga këta terma.
|
|