Welcome to
  LoginServices | About Albania | Career | Translation Articles | Contact Us
Bullet  Home

Bullet  Services

Bullet  About Albania

Bullet  Resources

Bullet  FAQ

Bullet  Contact Us





A collection of Albanian Grammar e-books



 
Albaglobal: Albanian articles

Search on This Topic:   
[ Go to Home | Select a New Topic ]

Përkthyesi si poet i fshehur
Posted by genta on Tuesday, November 11 @ 03:49:30 EST (966 reads)
Topic Albanian articles
Mitet e një kulture kanë të regjistruara dhe të inkoduara dijen e vertetë historike apo dhe dijen parahistorike të njerëzimit, dhe miti i Zotit Hermes, si Zoti i përkthyesve, mund të jetë ilustrimi më i qartë i kësaj. Sipas mitit grek, përkthyesi asht ai që çon mezazhet e Zotit – Krijuesit – te vdektarët (lexuesit). Asht shkelës kufijsh, në kuptimin e vërtetë të fjalës, sepse na bjen autorët e vendeve të tjera e të kohnave të tjera tek lexuesi i një vendi të caktuem dhe i një kohe të caktueme... Asht hajn, sepse dhe përkthyesi ma i ndershëm nuk e bjen kurrë kuptimin e saktë në përkthim. Asht 99-sh, sepse i dredh dhe i sperdredh kuptimet dhe nuancat e origjinalit.



(Read More... | 15180 bytes more | comments? | Score: 0)

Shqipja në familjen e gjuhëve
Posted by genta on Tuesday, November 11 @ 03:47:00 EST (713 reads)
Topic Albanian articles
Hidhet në qarkullim "Hyrje në Indoeuropianistikë", një vepër-traktat, zanafillë e një doktrine të re. Dhe për Çabejn vlen të thuhet: "Ai po gatitet të ketë një jetë të dytë, e cila do të gërshetohet pashmangësisht me tonën".



(Read More... | 26234 bytes more | comments? | Score: 0)

Bisedë për gjuhën shqipe
Posted by genta on Tuesday, November 11 @ 03:44:00 EST (693 reads)
Topic Albanian articles

Gjuha jonë mban një vend qendror në mjedis të gjuhëve motra, dhe si e tillë ka lidhje afrie të shumanshme. Problemi i vendit të shqipes në rrethin gjuhësor indoeuropian ende nuk mund të thuhet se ka marrë një zgjidhje përfundimtare

Dihet se gjuha është një nga elementet kryesore që përbëjnë konceptin e një kombësie, të një nacionaliteti. Kështu edhe populli shqiptar, sikundër ka historinë e tij, ashtu ka edhe gjuhën e vet, e cila e dallon nga popujt e tjerë.




(Read More... | 17520 bytes more | comments? | Score: 0)

Legjenda e heshtur dhe shperthyese Robert Shvarc
Posted by genta on Tuesday, November 11 @ 03:38:10 EST (986 reads)
Topic Albanian articles
Kur afroheshe per ta takuar, tek ai gjithnje rrezatonte nje drite-hije. Se, ne fakt, ai gjithnje heshtte ne legjenden e shpirtit te tij, e ndersa ti mendoje se ai qendronte mosperfilles ndaj nje qarku rrethues ku ndodhej, ai kishte vezhguar dhe kishte prekur me syte e tij te futur ne dy gropeza te zgjuara..., gjithcka. Fliste shpejt dhe ndersa kerkonte te qortonte sa edhe te pergezonte mbi ato qe tregonte, t'i perkundeshe ne fjalet e tij per te kuptuar gabime, te meta, qe kishin dhe do te kene gjithnje te bejne me punen dhe me persiatjen e nje realiteti te shkuar, te tashem dhe te ardhshem, me nje njeri x dhe medioker. Dhe e gjitha kjo e pare me vezhgimin e nje drite-hijeje, qe ne auroren e vet kishte mbetur diku.



(Read More... | 7074 bytes more | comments? | Score: 0)

Tkurrja e shqipes vazhdon
Posted by genta on Tuesday, November 11 @ 03:36:03 EST (796 reads)
Topic Albanian articles
Teksti "Rrezikimi i gjuhes shqipe" ka karakter kerkimor-shkencor, i perket fushes se studimeve sociolinguistike, por ka rendesi multidisiplinare. Libri eshte rezultat i hulumtimeve sistematike, shumevjecare, qe Haxhi Shabani beri gjate pergatitjes se tezes se magjistratures, te cilen e mbrojti me sukses ne vitin 2006 ne Universitetin e Prishtines.
Anton Gojcaj
Plot 452 vjet pas botimit te te ashtuquajturit "Meshari" te Dom Gjon Buzukut - per te cilin shkencetaret supozojne se ka jetuar (vepruar) diku jo larg Ulqinit, nga qyteti i lashte me histori 2500 vjecare, vjen konstatimi alarmues se gjate decenieve te fundit, pra edhe ne ditet tona, ne Ulqin dhe ne trevat e tjera te banuara nga shqiptaret ne Malin e Zi - gjuha shqipe eshte e rrezikuar!



(Read More... | 13621 bytes more | comments? | Score: 0)

''Tradhtia'' ndaj gjuhës shqipe
Posted by genta on Tuesday, November 11 @ 03:32:32 EST (790 reads)
Topic Albanian articles
Tranzicioni i tejzgjatur shqiptar ka ndikuar jo vetëm në politikë, ekonomi, karakter, por edhe në huazimet gjuhësore. Tendencat e huaja gjithnjë kanë bërë vend në territorin shqiptar. Duke qenë një vend i vogël, strategjik, gjithnjë të huajt kanë plaçkitur kulturë dhe kanë lënë zakone të mbrapshta dhe një mënyrë të shprehuri, që thellë-thellë, nuk u përket rrënjëve tona. Kosova ka jetuar gjithnjë nën represionin serb dhe si e tillë, është munduar ta ruajë gjuhën e saj shqipe në thelbin e saj, duke ruajtur të folurën më të kulluar që i përket gegërishtes së vjetër. E tek të kujtohet fjala - shitore - të duket shumë larg fjala - market - dhe një cungim i bukur i fjalëve krijon një origjinalitet dhe bukuri gjuhe, nëse ne themi - domosdoshmëri - kosovarët thonë -domosdoja-, përveç - përpos, fëmija - fëmiu, i arritur - i përmbushur. Por sigurisht, një shqipeje të kulluar i janë kthyer dhe shkrimtarët më të modës, si dhe kokat e arta të letërsisë, që kanë qenë gjithnjë fanatikë ndaj përdorimit të gjuhës së tyre të mëmës, si një gjest atdhetar dhe një detyrë për t‘ua transmetuar brezave të mëvonshëm. Një pjesë e madhe artistësh të penës, ndërmjet tyre dhe të rinjtë, i janë kthyer dialektit me shumë përkushtim. E nëse do citonim një poezi të Ledia Dushit do kuptonim gjithë bukurinë e gegërishtes:



(Read More... | 13918 bytes more | comments? | Score: 0)

Kur përkthente Kokona
Posted by genta on Tuesday, November 11 @ 03:30:30 EST (910 reads)
Topic Albanian articles

Shënimet që përkthyesi i njohur ka lënë për kohën kur shqipëronte poetët e njohur francezë, të përmbledhur tashmë në librin "Lule të pavenitura"

Në Korçën e viteve ‘28-‘29, në një shtëpi përdhese, me një oborr të madh e të bukur, shtruar me plloça ngjyrë hiri, zbukuruar anëve me gëlqere, çdo të shtunë, Vedat Kokona, atëherë vetëm një djalosh, e kishte sjellë "Parisin" në atë cep aq të ngrohtë të asaj shtëpie. Qyteti, i cili ende sot vazhdon të jetë "një shtëpi e ngrohtë" për emra të njohur të letrave, në atë kohë zgjonte te djaloshi aq i paqtë me fytyrë shqiptari, ca ndjesi të pazakonta, që ia bënin orët në atë shtëpi aq të dashura.



(Read More... | 17138 bytes more | comments? | Score: 0)

Në indet e gjuhës dhe kombit
Posted by genta on Tuesday, November 11 @ 03:28:29 EST (940 reads)
Topic Albanian articles

Mbi parimet metodologjike në veprën gjuhësore të Eqerem Çabejt

Eqerem Çabej, njëri prej emrave më të shquar të gjuhësisë shqiptare të shekullit XX, është padyshim një monument kulture me një vend të veçantë në panteonin e saj, të cilit i përulemi sot me respekt e nderim. Shumëkush do t‘ia kishte zili veprën e larmishme në fushë të etimologjisë, të fonetikës e të gramatikës historike, të dialektologjisë historike, të studimit të autorëve të vjetër, të shqipes së sotme standarde e të raportit të saj me dialektet e deri te studimi i letërsisë e folklorit.



(Read More... | 20925 bytes more | comments? | Score: 0)

Robert Shvarc, burri i përfytyrimeve
Posted by genta on Monday, November 10 @ 11:46:51 EST (681 reads)
Topic Albanian articles
Ajo rrugicë e ngushtë, që të çon në një nga lagjet e rrugës "Ali Demi", ku ka jetuar Robert Shvrac katër vjet më parë, dukej sikur e reflektonte kudo humbjen. Njerëzit që jetonin shumë afër tij, do të mësonin se përkthyesi i librave të tyre të preferuar kishte jetuar aq afër tyre, vetëm atëherë kur afishet me portretin dhe emrin e tij do të vendoseshin në cepa pallatesh, siç vendoseshin zakonisht. Robert Shvarc, përkthyesi që nuk denjonte të qortonte sa herë që një botim i ndonjë poezie të tij nuk kishte dalë ashtu siç duhet të gazetë, kishte jetuar aty, në një apartament të thjeshtë, si pjesa më e madhe e shqiptarëve të atyre viteve, dhe kishte mundur të ndiqte pasionin për librat.



(Read More... | 8928 bytes more | comments? | Score: 0)

Fishta: Gjuha nuk bëhet me dekrete
Posted by genta on Monday, November 10 @ 11:07:59 EST (978 reads)
Topic Albanian articles
Si mund të ketë lëvizje letrare në Shqipëri? A mund të ketë kulturë kombëtare një popull që konsiderohet të jetë më barbari dhe më i prapambeturi në Evropë; që jeton në hajdutëri nëpër male të paarritshme, apo ndër fusha moçalore edhe më të egra? Vetë gjuha, thellësisht e zvetënuar dhe e përbërë pothuaj krejtësisht nga prurje të huaja, nuk do të ishte asnjëherë në gjendje që të shërbente si mjet qytetërimi…". Kështu e nis studimin mbi lëvizjen letrare në Shqipëri, të mbajtur para shoqatës së letrarëve të Francës, Jacques Bourcart (Zhak Bukart).



(Read More... | 16774 bytes more | comments? | Score: 0)

  
Services | About Albania | Career | Resources | Links | Contact Us
Copyright© 2006-2009. Terms & Conditions, Privacy
Translation, Localization and Interpretation ServicesGALA Member Company