Welcome to
  LoginServices | About Albania | Career | Translation Articles | Contact Us
Bullet  Home

Bullet  Services

Bullet  About Albania

Bullet  Resources

Bullet  FAQ

Bullet  Contact Us





A collection of Albanian Grammar e-books


 
Përkthejmë shqiptarët, por nuk shiten...
Posted on Wednesday, January 09 @ 02:26:11 EST
Topic: Albanian articles

TranslationLocalizationInterpretationDTP & Printing


 
 



Një nga përkthyesit më të njohur të autorëve shqiptarë në gjuhën angleze dhe gjermane, Elsie nuk mund të humbte jo vetëm Panairin e 7-të të librit, por as edhe debatin e Edicionit të Dytë të Takimit të Përkthyesve dhe Botuesve të Huaj, të organizuar nga MKRS.

Në intervistën dhënë për gazetën "Metropol", Elsie prezanton opinionet e tij mbi ecurinë e librit shqiptar në Evropë si edhe mbi përkthimin, emrat më të njohur të letrave shqipe në tregun e huaj si edhe disa nga shkaqet, që pengojnë përhapjen e librit shqip në botë.


Gjatë takimit u hodh ideja mbi një bashkëpunim të përkthyesve të huaj që përkthejnë kryesisht
nga shqipja në gjuhë të huaj me ata shqiptarë, për një cilësi më të lartë në këtë drejtim...

Në parim, besoj se është një ide e mirë. Gjatë takimit u sollën shembuj të tillë. U soll një shembull mbi nj ë vepër të Luljeta Lleshanakut, një poete të cilën e vlerësoj shumë, por ku vihen re gabime në përkthim. Ajo që nuk duhet të ndodhë është përkthimi nga shqiptarë në gjuhë të huaja, kur nuk i njohin mirë ato, pasi kjo ul jo vetëm cilësinë e veprës në fjalë, por edhe prestigjin e letërsisë shqiptare në përgjithësi.


Sa i ngushtë ka qenë dhe është kontakti juaj me letërsinë shqiptare?

Unë jam në kontakt të ngushtë me letërsinë shqiptare, por ju them sinqerisht, është shumë e vështirë për të lexuar gjithçka. Shfletoj shumë dhe kur shoh diçka interesante dhe gjej kohën e duhur, ulem dhe lexoj me shumë vëmendje. E vërteta është se shumë pak arrij të lexoj, në krahasim me numrin e librave që marr me vete kur largohem nga Shqipëria.


Ju keni përkthyer disa autorë shqiptarë në gjuhë të huaj, si ka qenë ecuria në treg e tyre?

E vërteta është se asnjëherë nuk i kam parë në këtë aspekt librat që kam përkthyer, por mund t'u them se asnjë prej tyre nuk ka pasur një sukses komercial. Besoj se një faktor i rëndësishëm në këtë aspekt është dobësia e madhe që ka në sektorin e shpërndarjes. Këto libra nuk kanë arritur të hyjnë në tregun anglishtfolës. Madje, edhe libra të botuar në Nju-Jork, nga Gjonlekaj, që ka një emër shumë të mirë në treg, nuk kanë mundur të lexohen nga publiku i gjerë. Problemi nuk qëndron te cilësia e veprave, pasi ata ose nuk njihen ose nuk gjenden. Disa prej tyre nuk kanë as ISBN, ky fakt apo edhe probleme të tjera teknike e frenojnë shumë njohjen dhe leximin e librit. Mua më vjen keq se punoj shumë për një përkthim, por më pas libri nuk shpërndahet si duhet në treg. Ka edhe një problem tjetër se në disa raste librat shqiptarë përkthehen nga gjuhë të tjera, si frëngjisht dhe italisht, pasi nuk ka përkthyes nga gjuhë të tjera që njohin gjuhën shqipe, kryesisht nga shqipja në anglisht.


A besoni se letërsia shqipe njihet aq sa duhet në tregun ndërkombëtar?

Kam përshtypjen se jo. Madje, edhe Kadare njihet në Francë, pjesërisht Gjermani, Spanjë, ndërsa në botën anglishtfolëse nuk njihet, pothuajse fare. Autorë të tjerë shqiptarë që njihen në disa vende të Evropës janë Bashkim Shehu, Luan Starova, Besnik Mustafaj, por, sidoqoftë janë pak. Kam përshtypjen se edhe Kongoli do të ketë sukses.


Besoni se veprat që përkthehen në gjuhë të huaj janë të gjitha cilësore?

Besoj se ka edhe vepra të tjera që duhet të ishin përkthyer, por kjo është çështje individuale. Përkthyesi trajton një vepër që i pëlqen apo i duket interesante atij vetë. Ky është një kriter. Por edhe njohjet personale apo faktorë të tjerë ndikojnë në këtë aspekt. Ka p.sh., disa poetë shumë të mirë, por që unë e kam pasur shumë të vështirë t'i përkthej. Personalisht, përpiqem t'i prezantoj botës autorë të njohur shqiptarë, pasi një autor, i cili është i panjohur, nuk përfaqëson letërsinë shqiptare në masën e duhur, ndërkohë që unë jam i interesuar të prezantohen emrat më të njohur të saj. Kjo nuk përjashton përkthimin e autorëve të rinj apo të panjohur dhe, sidomos po të kihet parasysh, që ata të brezit të ri janë të panjohur në përgjithësi.


A jeni duke përkthyer diçka nga letërsia shqiptare në këtë periudhë?

Kam përfunduar përkthimin në anglisht të "Lahuta e Malësisë" të Fishtës, pas tre vitesh pune. Në dhjetor do të publikohen poezi të Visar Zhitit, në Los Anxheles, poezi të Azem Shkrelit që do të publikohen në Nju-Jork. Ndërkohë janë botuar "Fjalori historik i Shqipërisë" dhe ai për Kosovën, të cilët japin një informacion më të plotë enciklopedik për popullin, kulturën dhe traditën shqiptare. Gjithashtu besoj se, edhe "Eposi i Kreshnikëve", një botim në anglisht dhe në shqip, i botuar para një viti të mbetet në këtë stad, pasi edhe botuesi më ka thënë se nuk ka ecur si duhet në treg, por mos harrojmë se është vetëm viti i parë që qarkullon. Por, preokupimi im kryesor është të gjej një botues për veprën e Fishtës, pasi "Lahuta e Malësisë" është një vepër, që nuk besoj se do të shitet shumë.


Intervistë me Robert Elsie

[Botuar në gazetën Metropol, Tiranë, nr. 156, 7 nëntor 2004.   Published in the Albanian newspaper Metropol, Tirana, no. 156, 7 November 2004]




 


 
· More about Albanian articles
· Articles by toni


Most read story about Albanian articles:
Kur flasim për përkthimin

Average Score: 0
Votes: 0

Please take a second and vote for this article:

Excellent
Very Good
Good
Regular
Bad


 Printer Friendly Printer Friendly

Associated Topics

Translation

"Login" | Login/Create an Account | 0 comments
The comments are owned by the poster. We aren't responsible for their content.

No Comments Allowed for Anonymous, please register
Services | About Albania | Career | Resources | Links | Contact Us
Copyright@2006. Terms & Conditions, Privacy
Translation, Localization and Interpretation ServicesAnaliza - Statistikat e Web-it Shqiptar