Teksti "Rrezikimi i gjuhes shqipe" ka karakter kerkimor-shkencor, i
perket fushes se studimeve sociolinguistike, por ka rendesi
multidisiplinare. Libri eshte rezultat i hulumtimeve sistematike,
shumevjecare, qe Haxhi Shabani beri gjate pergatitjes se tezes se
magjistratures, te cilen e mbrojti me sukses ne vitin 2006 ne
Universitetin e Prishtines. Anton Gojcaj Plot 452 vjet pas botimit te te ashtuquajturit "Meshari" te Dom Gjon
Buzukut - per te cilin shkencetaret supozojne se ka jetuar (vepruar)
diku jo larg Ulqinit, nga qyteti i lashte me histori 2500 vjecare, vjen
konstatimi alarmues se gjate decenieve te fundit, pra edhe ne ditet
tona, ne Ulqin dhe ne trevat e tjera te banuara nga shqiptaret ne Malin
e Zi - gjuha shqipe eshte e rrezikuar!
Dhe ky konstatim vjen ne kohen kur, me ne fund, shqiptaret e ketyre
trevave jetojne ne nje shtet me sistem parlamentar dhe kur gjuha shqipe
eshte gjuhe e arsimit dhe e mediave. C'po ndodhe keshtu dhe cilat jane
argumentet e studiuesit H. Shabani per te dhene mesazhe kaq shqetesuese?
Teksti "Rrezikimi i gjuhes shqipe" ka karakter kerkimor-shkencor, i
perket fushes se studimeve sociolinguistike, por ka rendesi
multidisiplinare. Libri eshte rezultat i hulumtimeve sistematike,
shumevjecare, qe Haxhi Shabani beri gjate pergatitjes se tezes se
magjistratures, te cilen e mbrojti me sukses ne vitin 2006 ne
Universitetin e Prishtines.
Studimi ka nente krena (kapituj), si dhe hyrjen, bibliografine,
shtojcen dhe biografine e autorit. Kreu i fundit, qe titullohet
"Perfundime dhe perspektiva", eshte i perkthyer edhe ne anglisht dhe ne
gjuhen malazeze, nje praktike kjo karakteristike e punimeve shkencore.
Sic tregon nentitulli i librit, objekt i hulumtimit eshte dygjuhesia te
shqiptaret e Ulqinit, e jo dygjuhesia ne komunen e Ulqinit - ku do te
perfshiheshin edhe hulumtimet e dygjuhesise te popullsia sllave e kesaj
zone. Mirepo, nisur nga fakti se shqiptaret perbejne pjesen dermuese te
banoreve te Ulqinit, mund te thuhet se projekti eshte i qendrueshem dhe
se i permbushe kriteret e domosdoshme per nje kerkim te ketij lloji.
Ne kapitujt e pare, duke ndjekur metoden deduktive, autori jep disa te
dhena te pergjithshme mbi shqiptaret ne Malin e Zi, pastaj mbi
historine e Ulqinit - ku permende shpernguljet e ulqinakeve ne vitet
1571, 1880-1906 dhe ate te decenieve te fundit te shekullit XX.
Natyrisht qe keto levizje te popullsise, krahas rrethanave te tjera,
gjate shekujve ndikuan ne ndryshimin e shpeshte te struktures kombetare
dhe fetare. Ne vazhdim, pasi sqaron se dygjuhesia eshte nje dukuri
sociolinguistike, studiuesi merret me shpjegimin e terminologjise
kryesore te perdorur ne tekst, sic jane: ndikimet ndergjuhesore,
huazimi gjuhesor, ndryshimi i kodit, dygjuhesh dhe dygjuhesi (biling e
bilinguizem), gjuhe mbizoteruese - gjuhe e nenshtruar etj.
Konkretisht, ne teme te ngushte autori fokusohet duke filluar nga kreu
i katert, ku flet per poziten e gjuhes shqipe ne Malin e Zi. Aty ai
diagnostifikon ceshtjet thelbesore qe tregojne statusin e mirefillte te
shqipes ne kete shtet. Studiuesi konstaton": " niveli i perdorimit
institucional te saj eshte mjaft i kufizuar" sepse shqipja, nje nga
perbereset e dygjuhesise ne kete kontekst, ne raport me gjuhen malazeze
ka pozite me te ulet institucionale.
Ndikimet e nje gjuhe mbi nje gjuhe tjeter, qe ndikojne ne "krijimin e
modeleve sipas gjuhes tjeter", mund te jene ne fushen e leksikut, te
fonologjise dhe te fjaleformimit, por edhe ne morfologji, sintakse,
semantike... Keto ndikime here jane rezultat i marredhenieve te
natyrshme te gjuheve fqinje (gjeografikisht) me njeratjetren, here
pasoje e dominimit te nje gjuhe ne dimensionin global (permes pop-
kultures dhe ekonomise, si anglishtja sot), e nganjehere mund te kete
edhe ndikim te nje apo disa gjuheve permes fese (p.sh latinishtja e
greqishtja te te krishteret, arabishtja te myslimanet, etj.).
Shoqerite moderne, pervec demokratike e multietnike, jane edhe
shumegjuheshe. Pothuaj s'ka shtet ne bote ku flitet vetem nje gjuhe -
ketu si perjashtim H. Shabani permend Korene.
Mali i Zi eshte nje shtet ku fliten disa gjuhe, shumica e te cilave
jane versione (te mos them gati - dialekte), me disa specifika
origjinale, te se njejtes gjuhe - sllave (malazezishtja, serbishtja,
kroatishtja, boshnjakishtja...) sepse folesit e atyre gjuheve pa
kurrfare veshtiresie komunikojne me njeritjetrin, i lexojne librat dhe
mediat e njeri-tjetrit etj.
Gjuha shqipe eshte nje gjuhe krejtesisht ndryshe, ajo nuk ben pjese ne
grupin e gjuheve sllave, por eshte nje rremb (i lashte), me vete, ne
trungun e gjuheve indoeuropiane.
Haxhi Shabani te "Rrezikimi i gjuhes shqipe" publikon rezultatet e
hulumtimeve qe ka bere ne terren mbi marredheniet e shqipes me gjuhen
malazeze ne situatat e zakonshme te jetes private, ne perditshmerine
afariste - ekonomi, ne administrate, ne politike, ne jeten kulturore,
zbavitese etj., me c'rast nxjerr perfundime per ndikimet ndergjuhesore
dhe huazimet gjuhesore ne kete regjion (Ulqin me rrethine), me
domethenie shumeplaneshe, qe per dashamiret e shqipes mund te
tingellojne alarmuese. Studiuesi gjate hulumtimeve ka aplikuar metoden
e anketimit dhe ate te vezhgimit te drejtperdrejte, por duke pasur
parasysh edhe literaturen e nevojshme dhe njohurite perkatese
teorike-shkencore nga lemi i sociolinguistikes, te domosdoshme per te
nxjerre analiza te sakta dhe te paanshme shkencore.
Kontaktet e para te shqipes (si trasheguese e ilirishtes, ose
iliro-trakishtes, sic mendojne shumica e studiuesve te kesaj
problematike, megjithese ende ka individe qe e kontestojne kete
vazdimesi) me gjuhet sllave duhet te datojne qe nga koha e ardhjes se
fiseve te para sllave ne rajonin e Europes Juglindore, pra ne Ballkanin
e sotem, rreth 14 shekuj me pare. Thelle ne shekuj duhet kerkuar edhe
kontaktet e para te shqipes me sllavishten ne territorin qe perfshin
shteti i sotem i Malit te Zi.
Haxhi Shabani duke folur per kufijte e shqipes rithekson vec tjerash se
shqipja paraqet nje rast te rralle, ku me shume foles te saj jetojne
jashte kufijve politike te shtetit (ame) sesa brenda, si dhe se kufijte
aktuale te gjuhes shqipe jane edhe kufij historike dhe natyrore te saj.
Ky tekst fakton se territori i kufijve gjuhesore te shqipes eshte
vazhdimisht ne rrudhje dhe ky proces i ngushtimit vazhdon edhe sot.
Kete studiuesi e argumenton duke bere nje krahasim te thjeshte te
rezultateve te anketes qe beri ne vitin 2006 me ato te vitit 1996, e ne
menyre edhe shume me bindese permes krahasimit te hartes gjuhesore te
shqipes sot me ate te 50-60 vjeteve me pare.
Haxhi Shabani thote se shqipja eshte e rrezikuar ne Malin e Zi dhe kete
e bazon ne faktin se ne disa komuna veriore te Malit te Zi, Rozhaje dhe
Plave (e Guci), numri i shqipfolesve ka rene shume ne deceniet e
fundit, kurse gjuha shqipe atje gjendet ne situaten e nje gjuhe te
injoruar dhe ne zhdukje. E njejta diagnoze vlen edhe per komunen e
Tivarit.
Shqipja vazhdon te jete gjuhe e komunikimit te perditshem (ne shtepi,
ne rruge dhe - krahas gjuhes malazeze, ne shkolle) ne Ulqin dhe ne Tuz,
por edhe ne keto dy keshtjella (te fundit) te shqipes ne Malin e Zi,
ajo ben jete te kufizuar institucionale - apo sic thote studiuesi duke
folur mbi Ulqinin: "perdorimi i shqipes ne administrate krahas gjuhes
malazeze eshte teper i rralle".
Libri ne fjale jep te dhena se shqipja eshte me e ndikuar nga gjuha
malazeze ne qytetin e Ulqinit sesa ne zonen rurale - te rrethines.
Ne krenat V-VII, libri sjell informacione dhe analiza interesante.
Keshtu, nje perdorim me stabil te shqipes, pervec ne familje dhe ne
institucionet shkollore, autori regjistron ne gezimet familjare dhe
vdekjet, ku mund te ndodhe qe edhe folesit e gjuhes sllave, urimet, apo
ngushellimet t'i thone ne gjuhen shqipe, gje qe ndodhe shume me rralle
ne fushat e tjera te jetes private e publike.
Se interesi material ndjek nje filozofi te posacme deshmon edhe ky
studim, kur thote se, sipas anketave dhe vezhgimeve te realizuara,
personat qe ofrojne sherbime te ndryshme nuk e kane problem qe te
komunikojne ne gjuhen e klientit, mirepo edhe ne sferen ekonomike
komunikimi zyrtar me shkrim ndermjet paleve afariste dhe zyrtare behet
kryesisht ne gjuhen malazeze - pra edhe ketu gjuha malazeze eshte
dominuese ndaj shqipes.
Lidhur me gjendjen ne administrate, konstatohet se shqipfolesit ne
komunen e Ulqinit e pershtatin kodin, domethene se shqipja perdoret
fare rralle. Nepunesit shqiptare ne komunikimin gojor flasin gjuhen e
pales, kurse ne mbledhje shqipja nuk perdoret shpesh. Ne shkresat
zyrtare, te shumten e rasteve perdoret gjuha malazeze, nganjehere edhe
te dy gjuhet, por asnjehere nuk ndodhe qe shkresat zyrtare te behen
vetem ne gjuhen shqipe.
Po ne cfare shkalle perdoret zyrtarisht shqipja, me goje dhe me shkrim, ne institucione?
Studiuesi ka verejtur se ne institucionet te cilat jane ne kompetencen
e Komunes se Ulqinit ka nje shkalle te perdorimit te shqipes, por jo
edhe ne ato institucione themelues i te cilave eshte pushteti qendror.
Studiuesi thote: " ne dyert e zyrave te inspekcioneve te shumta
republikane qe jane te vendosura ne godinen e Komunes se Ulqinit, nuk
ka te shkruar asnje fjale shqip e jo me te respektohet zbatimi i
dygjuhesise. E njejta situate eshte edhe ne poste, ne banka, polici
etj., ku shqipja nuk eshte gjuhe perdorimi."
Ne shkolla nderkaq shqipja eshte e pranishme bashke me gjuhen malazeze,
duke filluar nga mbishkrimet e deri te dokumentet zyrtare.
Ne fushen e politikes, H. Shabani konstaton se ne Kuvendin e Komunes se
Ulqinit dominon shqipja. Mirepo ne KK te Ulqinit autori ka vene re edhe
dukurine kur folesi, pasi ka folur shqip, ben vete edhe perkthimin ne
malazezisht. Duket se disa foles e kane me kollaj, kur eshte ne pyetje
diskursi politik, qe te shprehen ne gjuhen malazeze sesa shqip. Mirepo,
edhe ne Komunen e Ulqinit gjuhe origjinale e shkrimit ne administrate
eshte gjuha malazeze.
Syrit te Haxhi Shabanit nuk i shpeton as dukuria mjaft interesante, per
shume arsye, kur shqiptaret e Ulqinit (sidomos popullata katolike, por
edhe ndonje mysliman) perdorin shume emra, si p.sh.: Pjeter-Petar-Pero,
Gjergj-Gjorgje-Gjoko, por edhe Shyqyri-Shuqurija-Shuqo etj. Pervec
emrit, disa bejne edhe pershtatjen e mbiemrit, keshtu kemi
Resulbegoviq-Resulbegu, Bisheviq-Bisha etj. Ky fenomen eshte aq me
absurd kur dihet se ne vete popullaten malazeze (sllave) ka nje mori
mbiemrash pa mbaresen karakteristike "-iq" apo "-viq" (p.sh. Shoq,
Kilibarda, Marash, Roqen, Strugar, Drecun, Kuc etj.). Ky transformim
(apo laramani moderne) i emrave dhe mbiemrave, sipas studiuesit bazohet
ne perpjekjen e disa subjekteve (individeve) "per te fshehur
identitetin kombetar, gjuhesor e fetar permes nje emri neutral."
Vecanerisht eshte shqetesues konstatimi se ne vitin 2006, ne komunen e
Ulqinit, shqipja perdoret "61 here me pak, ne krahasim me vitin 1996".
Kete perfundim studiuesi e nxjerr ne baze te dy anketave qe i realizoi
ne vitin 1996 dhe 2006. Per te shmangur konfuzionin, duhet thene se
autori me kete nuk ka dashur te thote se ne Ulqin vetem per nje decenie
numri i shqipfolesve eshte zvogeluar madje per 61 here, por - te
anketuarit (gjithsej 30 te anketuar me 1996 dhe 30 me 2006) jane
pergjigjur ne 13 pyetje se kur e perdorin gjuhen shqipe dhe kur gjuhen
malazeze (serbe) dhe se pergjigjet e 30 te anketuarve te vitit 2006
kane treguar se ata shqipen e perdorin ne 377 raste te caktuara, qe
krahasuar me shifren 438, te 30 te anketuarve te vitit 1996, eshte per
61 here (raste) me e vogel.
Rezultatet e studimit te Haxhi Shabanit faktojne tendenca dhe zhvillime
te cilat duhet te interesojne dike, dhe jo vetem gjuhetaret, por edhe
sociologet, demografet, e pse jo edhe njerezit e politikes. Lidhur me
kete studiuesi ne kapitullin e fundit apelon per marrje masash per
stabilizimin e shqipes ne treven e Ulqinit, por edhe ne trevat e tjera
ku flitet shqipja ne Mal te Zi, qe e parafytyron ne formen e hartimit
te nje platforme ne nivel ekspertesh.
Ky tekst, padyshim, vjen ne kohen e duhur, ne vendin e duhur dhe sjell
te dhena qe nuk duhet te merren me indiference as te injorohen, por te
analizohen me kujdes dhe te kihen parasysh, sidomos nga dashamiret e
gjuhes shqipe.
(Haxhi Shabani, Rrezikimi i gjuhes shqipe - per dygjuhesine te shqiptaret e Ulqinit, studim, Toena, Tirane 2007)
Kush eshte Haxhi Shabani
Haxhi Shabani eshte edhe autor i dy permbledhjeve me poezi: "Te kerkoj"
(1995) dhe "Nate e portokallte" (1998). Ai merret me sukses edhe me
publicistike. Pervec angazhimit si gazetar, ne programin e gjuhes
shqipe ne TV-ne e Malit te Zi, ai bashkepunon edhe me media te tjera
elektronike dhe te shtypura ne Mal te Zi, Kosove e me gjere. Ka marre
pjese edhe ne disa simpoziume shkencore.
This article was originally published at http://www.kohajone.com/ All rights reserved.
|