Kur afroheshe per ta takuar, tek ai gjithnje rrezatonte nje drite-hije.
Se, ne fakt, ai gjithnje heshtte ne legjenden e shpirtit te tij, e
ndersa ti mendoje se ai qendronte mosperfilles ndaj nje qarku rrethues
ku ndodhej, ai kishte vezhguar dhe kishte prekur me syte e tij te futur
ne dy gropeza te zgjuara..., gjithcka. Fliste shpejt dhe ndersa
kerkonte te qortonte sa edhe te pergezonte mbi ato qe tregonte, t'i
perkundeshe ne fjalet e tij per te kuptuar gabime, te meta, qe kishin
dhe do te kene gjithnje te bejne me punen dhe me persiatjen e nje
realiteti te shkuar, te tashem dhe te ardhshem, me nje njeri x dhe
medioker. Dhe e gjitha kjo e pare me vezhgimin e nje drite-hijeje, qe
ne auroren e vet kishte mbetur diku.
Robert Shvarc, nje emer i madh i punes se shqiperimit, qe i qendronte
larg gjithckaje, vec punes se tij, kurrsesi jo, ishte sa shperthyes dhe
skrupuloz, aq edhe i qete dhe njerezor ne jeten e tij. Nuk bertiste per
lavde kurrsesi per punen tij, sepse per te mberritur deri ne
shqiperimin e nje vepre, kishte qene puna qe ishte dridhur perpara tij.
Pastaj, ne biseda, ai 'bertiste' per pastertine e gjuhes se tij, kur
ajo nuk ishte sic e kerkonte ai, e dlire dhe e pasur, se ai perhere
kishte kerkuar qe asgje te mos ishte e shurdher per vendin e tij. "Ne
perkthim kam dashur t'u tregoj te gjitheve se gjuha shqipe eshte sa e
vjeter aq edhe e pasur dhe me te mund te besh mrekullira", thoshte ai.
Kujtoj.
Nje nate marsi te fresket, kur ne nje salle modeste te Qendres
Nderkombetare te Kultures ne Tirane, i dhane nje titull te larte. Teksa
ishte tejet i lodhur me semundjen, kur ai jetonte ne ate qark njerezish
qe rrethonin edhe legjenden e heshtur te shpirtit te tij dhe kur
kamerat e fiksonin, heroi i asaj mbremjeje foli serish per gjuhen e
vendit te tij. Larg titujve pompoze, i dha nje mesazh njerezor te
gjithe atyre qe po e intervistonin dhe te gjithe atyre qe do ta
degjonin, ndoshta per here te fundit: "Gjuha e vendit tend eshte e
shenjte. Duke e mbrojtur ate, mbroni identitetin e kombit". "Ndiej
respekt te vecante per nenen time qe eshte nga Elbasani dhe per
pedagoget e mi qe me mesuan e me serviren bukurine e shqipes, e cila te
krijon hapesira, qe te perkthesh nga cdo gjuhe”, vijoi Shvarci ne ate
mbremje.
“Nuk ka rendesi nga kam ardhur: Une jam tiranas", u shpreh nje here
tjeter mjeshtri i perkthimit te shqipes, Robert Shvarc, kur i dhane
titullin “Qytetar nderi” i Tiranes. Shkrimtari i njohur, Dritero
Agolli, u shpreh ne kete ceremoni se, "Robert Shvarc e ka shtyre
Shqiperine drejt Evropes, sepse ia ka hequr provincializmat dhe
anakronizmat, ndersa e ka ndihmuar letersine shqipe te shprehet me
shprehje dhe forma te reja".
Perseri kujtoj.
Gjithnje ulej vetem ne nje bar dhe nuk i fliste askujt, ndersa nuk i
afrohej askush, deri atehere kur ai te kerkonte te fliste. Ndoshta aty
ndodhej mbas shume oresh te pagjuma mbi libra dhe germa perkthimi. Por,
kjo nuk kishte lidhje me askend, kishte lidhje vetem me legjenden e
heshtur dhe shperthyese te shpirtit te tij. Dhe ajo legjende enigmatike
e tij, kurrsesi qe nuk mund te quhej heshtje, kur ai fillonte te
fliste.
Kujtoj se kur flisje me te, pas kesaj, gjithcka ishte ndryshe, legjenda
e shpirtit te tij tashme kishte shperthyer dhe ai ishte nje realitet ne
erupsion, qe tregonte per ate qe nuk shkonte dhe qe nuk duhej te ishte
ashtu. Se, ne fund te fundit, ashtu e perjetonte ai... dhe se keshtu
duhej te ishte.
Tani kur ai ka ikur, nuk di te them sa faqe krijimi ka ne jeten e tij.
Jam e sigurt qe skrupuloziteti qe mban emrin Robert Shvarc, ka ditur te
thote cdo fjale me gjuhen e saktesise, qe i ka dhene fryme dhe qe vetem
ai e ka ditur pse-ne e perdorimit te cdo germe. Tani flas per vepren e
El Gabos, "Nje qind vjet vetmi", nje veper e cila fitoi Nobelin,
pikerisht per ate veper, e cila vite me pare e beri te perbotshem,
Marquez-in, kur, Ai (Marquezi), ishte me i varfer se kurre. Dhe ishte
Robert Shvarc, kur vite me pare permendte autoret e tij te preferuar,
thoshte: "Kam enderr te perkthej Marquez-in".
I lexuar nga emra te njohur te letersise boterore si Remark, Cvajg,
Hajne, Gete, Ende, Breht, Bel, Traven, Dorst, Esenzberg, por edhe i
emrave te njohur te letersise shqipe si Agolli, Kadare, Qosja, Bushaka,
ai dorezoi pak vite me pare nje nder kryeveprat e Marquez-it. Ishte nje
perkthim, qe ai e realizoi nga gjermanishtja, por qe diti me
origjinalitet te konfrontonte versionin e kesaj vepre ne gjuhen
italiane dhe ate frenge. Reportazhi i krijimit qe gjen cdo lexues te ky
liber, fantazia moskokecarese, fuqia figurative, perdorimi i detajit, e
beri ate fuqiplote dhe te gelltitshem per cilendo moshe te lexuesve,
edhe prej perkthimit te Shvarcit.
Perseri kujtoj.
Kur Shvarc, i cili i njohu shqiptaret me letersine boterore te quajtur
Remark, ai nuk e kishte pasur nderkohe fatin qe ta kishte te thjeshte
jeten me mjeshterine e perkthimit, qe ai zoteronte. Vite te tera pune
me perkthimin politik ne Radio-Tirana, ai zoteronte vetem naten per te
shqiperuar "te ndaluarit" e qeverise, por edhe te shumepriturit e te
gjitheve.
Perkthimi i tij ne ato kohe, here pas here ishte privilegj i disa miqve
te pakte, te cilet, pasi i lexonin doreshkrimet e tij fshehurazi, pa
dashje dhe me euforine qe i jepte e ndaluara, e benin ate objekt te
njerezve qe paguheshin per te spiunuar. Them se perkthimi eshte art,
pavaresisht se shume e quajne te lehte dhe e marrin persiper pa
paragjykim. Kur lexon perkthimet e Shvarcit ndihet frymemarrja,
saktesia, ndihet krijimi. Kur lexon "Harkun e Triumfit", gjuha e tij
eshte aq e shkrythet, sa te duket se po i jeton ti qe po lexon,
rrugicat dhe klubet e nates qe shtrihen nen Harkun e famshem....
Ndersa, sa per perkthyesin, ti mendon se ai eshte rritur tere jeten me
to. "Une nuk kam qene asnjehere ne Paris", kishte treguar nje here
Shvarc mes nje grupi miqsh. Flas edhe njehere per njeren nga veprat e
tij, nder mijera e mijera faqe perkthimi. Flas vetem per "Nje qind vjet
vetmi", qe pati privilegjin te shqiperohet ne shqip nga nje krijues i
saj. E gjithe ajo cmenduri dhe gjalleri gjuhe qe jep realizmi magjik,
kur lexon perkthimin e Shvarcit, te vjen e embel dhe lakonike, te vjen
e prere, por edhe gjalle. Ne fund te fundit, ajo te vjen e
shumellojshme si vete shpirti i njerezve qe i takojne vendit te larget,
qe quhet Amerike Latine.
Them se perkthimi eshte mjeshtri.
Kete na e mesoi me jeten e tij Miku yne i mire, Njeriu, Robert Shvarc.
Flora Nikolla This article was originally published at http://www.kohajone.com/All rights reserved.