Në hullinë që çelën këta dijetarë ecën me dëshirë dhe këmbëngulje edhe atdhetarë e të dijshëm të tjerë, si: Naum Veqilharxhi, Konstandin Kristoforidhi, Naim e Sami' Frashëri, lani Vreto etj.
Është pikërisht kjo dashuri për gjuhën dhe kjo përgatitje e gjerë gjuhësore që i shtyri ata të krijojnë e të gjallërojnë fjalë vendëse, si: fletore, mësim, shumicë, thelloj, etj. (nga Veqilharxhi); fushatë, ndërgjegje, pikë, presë, theks (nga Kristoforidhi); dëgjim, dritare, hapsir etj, (nga Naimi); lindje, perëndim, qeveritar etj, (nga Samiu). Nga ky dijetar, veç të tjerash, i janë vënë themelet edhe terminologjisë gjuhësore gramatikore. Nga ai janë krijuar fjalët: abetare, nyje, rrokje etj.
Puna e këtyre dijetarëve u plotësua më vonë edhe nga dijetarë të tjerë, punonjës të palodhur të shqipes, ku kryet e vendit e zuri A. Xhuvani, i cili shkroi edhe veprën "Për pastërtinë e gjuhës shqipe ".
N mnyr t veant, kjo pun e vyer pr pasurimin dhe pastrtin e gjuhs, mori përmasa të mëdha në këtë gjysmë shekulli të fundit, e zhvilluar kjo me kritere të drejta shkencore, Kështu, në sajë të punës së kujdesshme të mjaft dijetarëve, u krijuan dhe po krijohen mijëra e mijëra fjalë, kuptime të reja fjalësh, pjesa më e madhe e tyre 'me brumë vendës e sipas gjedheve (modeleve) të shqipes. Si të tilla mund të shënojmë: an'itje, bashkautor, fllrmaltë, miratim,ujëmbledhës, mbishtresë, vendburim, shpim-kërkim etj.
Por, me gjithë punën e bërë, përsëri në gjuhën tonë kanë hyrë dhe po përdoren pa vend fjalë të huaja të cilat mund të shmangen lehtë. Këtu nuk e kemi fjalën për ato huazime të rrënjosura (siç janë huazimet nga greqisht ja e re: dhomë, pronë, qefull, qëndis etj), nga gjuhët sllave (çekiç, çudit, grusht, kosë etj.), si dhe një numër fjalësh nga italisht ja që kanë gjetur një përdorim të gjerë, si: barkë, fitoj, paguaj, timon etj. Së bashku me to nuk duhen nxjerrë jashtë gjuhe dhe fjalë ndërkombëtare, si analizë, atmosferë, element, .financë, miliard, kilogram, olimpiadë etj, si dhe ato huazime, kryesisht turke, që mbartin në vetvete ngjyrime dhe ngarkesa emocionale, si: vatan (pranë shqipes "atdhe"), milet (pranë shqipes "popull"), xhan (pranë "shpirt") etj.
Atëherë ndaj cilave elemente leksikore duhet mbajtur qëndrim dhe duhet shmangur nga përdorimi? Së pari, të mos përdoren ato huazime që kanë hyrë gjatë këtij shekulli, kryesisht nga gjuhët neolatin e e që kanë përgjegjëset e tyre në shqipe. Kështu, pse të përdorën fjalët e huaja abnegacion kur kemi vetëmohim, aboim, abonohem kur kemi pajtim, pajtohem; inspiroj, inspirim kur kemi frymëzoj, frymëzim; komplikim e komplikoj kur kemi ndërlikim e ndërlikoj; prioritet, turn, konditë e kondicionoj kur kemi përparësi, ndërresë, kusht e kushtëzoj; distancoj, distancohem, distancim, i distancuar kur kemi largoj, largohem, largim, i larguar (veçoj, veçohem, veçim, i veçuar); identifikoj, identifikohet, identifikim, i identifikuar, kur kemi njëjtësoj, njëjtësohet, njëjtës im, i njëjtësim, i njëjtësuar; paralelisht, (si ndajfolje) paralel me (si parafjalë) kur në shqipen kemi: krahas (si ndajfolje) krahas me (si parafjalë) e sa të tjera të kësaj natyre.
Një punë e madhe duhet bërë edhe për të nxjerrë jashtë dhe disa fjalë të huaja dialektore e krahinore që përdoren, p.sh. në zona të ndryshme, si: vadit, versnik (nga sllavishtja); insan, isharet (nga turqisht ja); buonogracie, kopertë, shendilet (nga ita!.), kur pranë tyre kemi fjalët e bukura shqipe, përkatësisht ujit, moshatar, njeri, shenjë, mbajtëse perdesh, mbulesë, rrugicë etj. Në këtë mes duhet patur kujdes që fjalët e uaja të mos përdoren pa vend edhe në tabela ose emërtime të ndryshme. Psh. pse duhet të shkruajmë pasticeri (për ëmbëltore), berber (për floktore), saraç (për lëkurëpunues), sahatçi (për orëndreqës), teneqexhi (për teneqepunues), atrecaturë (për pjesë ndërrimi) etj.
Puna për pastë11inë e gjuhës duhet kuptuar si një detyrë e të gjithëve. Kjo bëhet duke pasur një bindje të thellë për vlerat e rëndësinë politike e kombëtare të kësaj veprimtarie. Brezave tanë u del si detyrë e rëndësishme që këtë gjuhë kaq të bukur ta pasurojnë pareshtur për ta ngritur në një shkallë edhe më të lartë.
Simon Pepa