Welcome to
  LoginServices | About Albania | Career | Translation Articles | Contact Us
Bullet  Home

Bullet  Services

Bullet  About Albania

Bullet  Resources

Bullet  FAQ

Bullet  Contact Us





A collection of Albanian Grammar e-books


 
Përkthyesi si poet i fshehur
Posted on Tuesday, November 11 @ 03:49:30 EST
Topic: Albanian articles

TranslationLocalizationInterpretationDTP & Printing


 
 
Mitet e një kulture kanë të regjistruara dhe të inkoduara dijen e vertetë historike apo dhe dijen parahistorike të njerëzimit, dhe miti i Zotit Hermes, si Zoti i përkthyesve, mund të jetë ilustrimi më i qartë i kësaj. Sipas mitit grek, përkthyesi asht ai që çon mezazhet e Zotit – Krijuesit – te vdektarët (lexuesit). Asht shkelës kufijsh, në kuptimin e vërtetë të fjalës, sepse na bjen autorët e vendeve të tjera e të kohnave të tjera tek lexuesi i një vendi të caktuem dhe i një kohe të caktueme... Asht hajn, sepse dhe përkthyesi ma i ndershëm nuk e bjen kurrë kuptimin e saktë në përkthim. Asht 99-sh, sepse i dredh dhe i sperdredh kuptimet dhe nuancat e origjinalit.


Përkthyesit ma të mirë janë ata, të cilët e njohin shumë mirë gjuhën në të cilën përkthejnë, madje më mirë nga gjuha nga e cila përkthejnë. Po kështu, ata duhet të jenë të mirëinformuar rreth kulturës së gjuhës burimore nga e cila përkthejnë. Sepse letërsia ekziston jo vetëm brenda një gjuhe, por gjithashtu edhe brenda një kulture. Del kësisoj se të përkthesh letërsi shpesh do të thotë të përkthesh Kulturë. Gabimet ma serioze në perkthim nuk krijohen nga keqkuptimi i gjuhës së tekstit, sesa prej njohjes së pamjaftueshme të diferencave në kulturën e dy gjuhëve – nga ku përkthen dhe në të cilën përkthen.

Përkthimi i poezisë nga poetët nuk meriton gjithmonë duartrokitje. Personalisht, mendoj se përkthimet më të mira në gjuhën shqipe i kemi nga përkthyesit profesionistë, dhe jo nga poetët. Emrat e Gjon Shllakut, Petro Zhejit, Pashko Gjeçit, Robert Shvarcit,Vedat Kokonës, Aurel Plasarit, Petraq Kolovicës, Ardian Klosit, Dritan Çelës, dhe i sa e sa të tjerëve, kanë qenë disa herë më sugjestionues e më të respektuar se shumë shkrimtarë e poetë bashkëkohës me ta. Edhe për një arsye tjeter, shpjegimin e së cilës e gjejmë në Greqinë e lashtë. Plutarku tregon te “Jeta e Themistokleut” se profesioni i Përkthyesit asht shpesh i bartun me rreziqe.Themistokleu, me miratimin e popullit të Athinës, dënoi me vdekje një përkthyes nën akuzën se ai pati bërë të njohura ligjet dhe kodet e barbarëve në gjuhën greke.

Rudolf MARKU


Esenë time do ta zhvilloj duke iu përgjigjur dy pyetjeve të bëra nga ALTA - American Literary Translators Association (Lidhja e Përkthyesve letrarë të Amerikës):

Çfarë është përkthimi i Poezisë?

Përkufizmin ma të mire se çfarë është perkthimi i Poezisë më duket se e ka dhënë poeti amerikan Robert Frost, i cili me thënien e vet të jep përshtypjen se po i përgjigjej një pyetjeje tjetër: Çfarë është poezia? Ai thotë: Poezia asht ajo çka humb në përkthim. Pra, diferenca mes tekstit origjinal dhe tekstit të përkthyer asht Poezia. Sipas Robert Frost, idealja asht që Poezia të mos përkthehet, sepse përkthimi i Poezisë asht një ndërmarrje e kotë. Ndërkohë, Kulla e Babilonit asht ndërtuar të paktën nja 10.000 vjet ma parë se të lindte Robert Frost. Njerëzit kanë patur nevojë dhe kanë nevojë që të lexojnë poezitë në gjuhët që nuk i njohin, dhe gjuhët e panjohura janë ku e ku më shumë se gjuhët që dinë edhe poliglotët më të thekur. Por tek pranojmë si një të keqe te pashmangshme peëkthimin e tekstit letrar - dhe bashkë me të dhe përkthimin e Poezisë, që asht dhe akti më i komplikuar e më i elaboruar linguistik, - del e udhës që të jemi të vetëdijshëm se çfarë asht përkthimi…
Te grekët e lashtë Perëndia e përkthyesve asht Hermes, i cili shfaqet me detyren që të çojë mesazhet e Zotave te njerëzit vdektarë… Hermes asht në të njëjtën kohë shkeles kufijsh, detyra e tij asht që të shkapërcejë matanë caqeve, përtej kufijve, mbas vijave, me qëllim që të arrijë që të komunikojë me të huajt, me të panjohurit, që gjithmonë ndodhen përtej cakut... Sipas Platonit (Cratylus), Sokrati jep këtë përkufizim aspak simpatik per Hermesin:
Sokrati - E po mirë, emni Hermes duket se ka të bëjë disi me Gjuhën. Hermesi asht një kasnec, një hajn, dhe një mashtrues, një 99-sh, dhe të gjitha këto përfishen në forcën që ka gjuha!
Vetë Platoni u jep një farë përparësie perkthyesve në raport me gjuhëtarët, ngaqë sipas tij, ndërsa gramatikanët mund të jenë të dobishëm ngase janë në gjendje të na përshkruajnë germat dhe format e shkruara të gjuhës, përkthyesit janë në gjendje që të na tregojnë kuptimin e vertetë të asaj se çfarë asht thanë.
Mitet e një kulture kanë të regjistruara dhe të inkoduara dijen e vertetë historike apo dhe dijen parahistorike të njerëzimit, dhe miti i Zotit Hermes, si Zoti i përkthyesve, mund të jetë ilustrimi më i qartë i kësaj. Sipas mitit grek, përkthyesi asht ai që çon mezazhet e Zotit – Krijuesit – te vdektarët (lexuesit). Asht shkelës kufijsh, në kuptimin e vërtetë të fjalës, sepse na bjen autorët e vendeve të tjera e të kohnave të tjera tek lexuesi i një vendi të caktuem dhe i një kohe të caktueme... Asht hajn, sepse dhe përkthyesi ma i ndershëm nuk e bjen kurrë kuptimin e saktë në përkthim. Asht 99-sh, sepse i dredh dhe i sperdredh kuptimet dhe nuancat e origjinalit.
Përkthyesit ma të mirë janë ata, të cilët e njohin shumë mirë gjuhën në të cilën përkthejnë, madje më mirë nga gjuha nga e cila përkthejnë. Po kështu, ata duhet të jenë të mirëinformuar rreth kulturës së gjuhës burimore nga e cila përkthejnë. Sepse letërsia ekziston jo vetëm brenda një gjuhe, por gjithashtu edhe brenda një kulture. Del kësisoj se të përkthesh letërsi shpesh do të thotë të përkthesh Kulturë. Gabimet ma serioze në perkthim nuk krijohen nga keqkuptimi i gjuhës së tekstit, sesa prej njohjes së pamjaftueshme të diferencave në kulturen e dy gjuhëve –nga ku përkthen dhe në të cilën përkthen… Një përkthyes i Fishtes, vargun Zog i Shkinës, e përkthen: Ky bastardh Sllav… Fjalen Zog – ai e afron me togflashin Zog kurve, kopil,bastardh, pa i shkue ndërmend se shqipja thotë edhe: Nuk ka zog nane që e ban këtë punë. Në kontekstin e Fishtes, Zog shkine ka kuptim asnjanjës, Djali i shkinës. Por gabimi këtu nuk asht aq linguistik, sesa një percerptim i gabuar kulturor. Përkthyesi –ma shqiptar patriot se vetë shqiptarët - ka mendue se shqiptarët dhe malazezët vetëm shahen mes tyre dhe nuk ka se si të ketë dhe dialog me kuptime asnjanëse mes tyre.
Përkthimi i Poezisë asht akti ma i veshtirë i përkthimit. Njëra nga veçoritë e përkthimit të poezisë asht Interpretimi i tekstit që përkthehet. Eshtë ajo që mund ta shtyjë përkthyesin që të shkojë përtej kuptimit real të tekstit, tek ndryshimet e koncepteve të origjinalit. Në këtë rast, poezinë e përkthyer nuk ke se si e boton njat tekstit original, si botim bilingual. Megjithatë, ka plot që besojnë se përkthimi i poezisë mund të bahet edhe athere, kur përkthyesi nuk e ka rrokë kuptimin e qellimit të autorit. Përkthimi i Rubaive të Fitzgeraldit asht krejt i pasaktë dhe asht shumë larg nga teksti original. Po të bisedosh me një njohës të mirë të persishtes klasike, ai ka për të sqaruar se shumica e strofave të Fitzgeraldit (dhe te Nolit në shqip) nuk korrespondojnë me asnjërën nga rubai-t e Khajamit. Fitzgeraldi ka bërë më shumë një krijim të vetin, dhe Noli ka përkthyer më shumë Fitzgeraldin sesa Khajamin. Por, po qe se Noli do të kishte përkthyer besnikërisht Khajamin, përkthimi i tij nuk do të kishte qenë kaq popullor dhe kaq i pëlqyeshëm nga lexuesit sa ky që njohim sot si Rubairat në shqip. Përkthimet e Fitzgeraldit dhe të Nolit nuk janë përkthime Ad verbum. Por duke mos qenë të tillë, ato mbesin një shembulli i përkryer i përkthimit Ad sensum.

A duhet që veç poetët ta përkthejnë poezinë?

Le ta quajmë përkthyesin jo-poet: përkthyes professional. Kur një poet përkthen poezinë, ai ka disa avantazhe të mëdha nga përkthyesi profesionist: ka vesh të ndjeshëm që e ban të aftë për të kapë emocionet më të fshehta, më vibruese, më të holla, të cilat rrëshqasin drejt e në det nga rrjeta me bira të mëdha e perkthyesit profesionist. Poeti, kur përkthen poezinë, ka disa vegla pune që përkthyesit profesionist i mungojnë: ka instiktin e lindur të ritmit, a shijen e duhur për zgjedhjen e fjalëve të sakta, asht i familjarizuar me strukturën poetike, ka mirëkuptimin e duhun përkundrejt stërhollimeve metaforike, i kupton instiktivisht aliteracionin, asonancën, tonin, humorin, suspensin… Poeti, kur përkthen, e njeh intistiktivisht kontrollin dhe balancën emocionale dhe di të shprehet me një ze natyral, që vjen pa ngerçe. Pranohet nga të gjithë se përkthyesi profesionist nuk ka barot te mjaftueshëm emocional për t’i mbushë fishekët…
Me gjithë këto avantazhe të poetëve perkthyes, a mund ta pranoj përkthimin e poezisë vetëm nga Poetët?
Përkthimi i poezive vetëm nga poetët më kujton atë zakonin e martesave vetëm brenda fisit. Martesa të tilla bëjnë që fëmija i lindun të ketë pasë ma kufizim në zgjedhje në menyn e AND-s.
Perkthimi i Li PO-s, i mjeshtrit të poezisë kineze të shekullit të 8-të nga Ezra Pound, asht konsideruar si shprehja e tmerrit të poetit në kohën e luftës, që korrespondon me tmerrin evropian të Luftes së Parë Botnore. Pra, përkthimi ka të bëjë pak me origjinalin. Kur poeti përkthen, ai përkthen vetveten dhe tek vetvetja. Poezia e përkthyer nga Poeti gjithmonë ka për të mbajtë shenjën e personalitetit të përkthyesit. Sa më i njohun të jetë Poeti që përkthen, aq më keq asht. Kur përkthimi i Propertius u shfaq në revisten Poetry, në pranveren e vitit 1914, Pound u gjend në vorbullën e një stuhie sharjesh nga profesorët latinistë dhe akademikët. Nuk arrihej të kuptohej se si Pound të kishte njohje kaq të cekët të latinishtes. Profesor William Gardener Hale i Universitetit të Chicagos, shkruan se E. Pound “asht injorant deri në pabesueshmëri i latinishtes”. Thomas Hardy i shpreh rezervat e veta ma më takt në një letër drejtuar Ezra Pound-it: “Me siguri ti e ke llogaritë që të mos çash kokën për mendimet e të tjerëve!” Vetë Ezra Pound mbrohet, duke thënë se nuk ka synuar të bëjë një përkthim fjalë për fjalë: “Qëllimi im ishte të sillja një të vdekur tek të gjallët, duke e ringjallë poetin romak në kohën tonë.” (Homage to Sextus Propertius)
Siç shihet, përkthimi i poezisë nga poetët nuk meriton gjithmonë duartrokitje. Personalisht, mendoj se përkthimet më të mira në gjuhën shqipe i kemi nga përkthyesit profesionistë, dhe jo nga poetët. Emrat e Gjon Shllakut, Petro Zhejit, Pashko Gjeçit, Robert Shvarcit,Vedat Kokonës, Aurel Plasarit, Petraq Kolovicës, Ardian Klosit, Dritan Çelës, dhe i sa e sa të tjerëve, kanë qenë disa herë më sugjestionues e më të respektuar se shumë shkrimtarë e poetë bashkëkohës me ta. Edhe për një arsye tjeter, shpjegimin e së cilës e gjejmë në Greqinë e lashtë. Plutarku tregon te “Jeta e Themistokleut” se profesioni i Përkthyesit asht shpesh i bartun me rreziqe.Themistokleu, me miratimin e popullit të Athinës, dënoi me vdekje një përkthyes nën akuzën se ai pati bërë të njohura ligjet dhe kodet e barbarëve në gjuhën greke…


This article was originally published at http://www.gazeta-albania.net/
All rights reserved.




 
· More about Albanian articles
· Articles by genta


Most read story about Albanian articles:
Historiku i gjuhës shqipe

Average Score: 0
Votes: 0

Please take a second and vote for this article:

Excellent
Very Good
Good
Regular
Bad


 Printer Friendly Printer Friendly

"Login" | Login/Create an Account | 0 comments
The comments are owned by the poster. We aren't responsible for their content.

No Comments Allowed for Anonymous, please register
Services | About Albania | Career | Resources | Links | Contact Us
Copyright© 2006-2009. Terms & Conditions, Privacy

Translation, Localization and Interpretation ServicesElia Company