fbpx skip to Main Content

Klienti: Devoll Hydropower Sh.A.

Devoll HydropowerSh.A. ndërton hidrocentrale në rajonin juglindor të Shqipërisë. Kompania ndërton, zotëron dhe shfrytëzon hidrocentrale, dhe ia transferon pronësinë e tyre Republikës së Shqipërisë pas përmbushjes së detyrimeve të parashikuara në kontratën e koncesionit. Nëpërmjet ekspertizës së saj në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, Devoll Hydropower është i përkushtuar ndaj ofrimit të standardeve evropiane dhe praktikave të mira të industrisëpër ndërtimin e hidrocentraleve optimale dheprodhimin e energjisë së rinovueshme dhe miqësore ndaj mjedisit.

Objekti

Në kuadër të projektit hidroenergjetik të Devollit, që prej vitit 2014 shoqëria Devoll HydropowerSh.A. ka kontraktuar shoqërinë Albaglobalpër ofrimin e përkthimeve me cilësi të lartë të dokumenteve të tilla si, manualet e ndërtimit dhe përdorimit të hidrocentraleve, dokumentacionete pajisjeve teknike, kontratat enënkontraktorëve, politikat eHSSE-së, komunikimet zyrtare me autoritetet kompetente shqiptare, etj.

Rezultatet

Që prej vitit 2014, Albaglobal ka ofruar rregullisht shërbime gjuhësore për Devoll Hydropower, duke përkthyer rreth 500 000 fjalë. Produktiviteti ynë i atribuohet pjesërishtsoftuerëve të përkthimit, që lehtësojnë procesin e përkthimit për përkthyesit tanë, duke ndërtuar dhe përditësuar memorien e përkthimit gjatë procesit të përkthimit dhe duke garantuar një konsistencë rigoroze të terminologjisë gjatë punës sonë. Përdorimi i softuerëve të përkthimitka rezultuar mjaft efikas në projekte të tilla, ku konsistenca e termave teknikë është një tregues kyç i cilësisë së shërbimeve tona. Ekipi ynë i përkthyesve të angazhuar në projektet e Devoll Hydropower përbëhet nga përkthyes profesionistë me njohuri të thelluara të terminologjisë teknike.

Back To Top
×Close search
Search