fbpx skip to Main Content

Klienti: GIZ

Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH, ose GIZ, është një agjenci gjermane për zhvillim, me seli në Bonn dhe Eschborn, e cila ofron shërbime në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillim. Zyra e GIZ në Tiranë ofron mbështetje për institucionet qeveritare shqiptare dhe për grupe të tjera interesi, me synimin për të garantuar qëndrueshmëri në dialogun lidhur me projektet e GIZ në Shqipëri, në sajë të asistencës teknike gjermane.

Objekti

Në kuadër të veprimtarisë së GIZ në Shqipëri, ofrimi i shërbimeve të përkthimit me cilësi të lartë është i rëndësisë themelore për lehtësimin e komunikimit dhe transmetimin e njohurive dhe përvojës mes palëve të përfshira, si dhe për realizimin me sukses të të gjitha projekteve të bashkëpunimit. Në këto kushte, ofrimi i këtyre shërbimeve profesionale përkthimi i është besuar Albaglobal. Objekti i shërbimit të përkthimit për nevoja të zyrës së GIZ në Shqipëri, në kuadër të Bashkëpunimit për Zhvillim, përfshin gjuhët shqip, gjermanisht dhe anglisht dhe fushën ligjore, ekonomike e sociale.

Rezultatet

Përmes angazhimit të një ekipi profesionistësh prej 7 përkthyesish, 3 redaktues dhe 2 menaxherë projekti, Albaglobal ka përkthyer afërsisht 100 mijë fjalë për GIZ, në kombinime gjuhësh anglisht –shqip, gjermanisht-shqip e anasjellas. Gjithashtu, Albaglobal ka ofruar shërbime interpretimi simultan dhe konsekutiv si në Shqipëri dhe jashtë saj, me përfshirjen e 10 interpretuesve profesionist me përvojë të gjerë në fushën përkatëse. Përmes përkushtimit, ekspertizës dhe profesionalizmit të ekipit tonë, ne kemi lehtësuar komunikimin dhe mirëkuptimin mes palëve të përfshira, duke kontribuar kështu në realizimin me sukses të projekteve të GIZ në vendin tonë.

 

Back To Top
×Close search
Search