Klienti: Ministria e Integrimit Evropian e Republikës së Shqipërisë
Misioni i Ministrisë së Integrimit Evropian është të sigurojë udhëheqjen teknike dhe koordinimine procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, nëpërmjet hartimit të politikave të integrimit, harmonizimit të legjislacionit vendas me legjislacionin e BE-së, zbatimit të MSA-së, zbatimit të rekomandimeve të BE-së lidhur me kriteret e anëtarësimit, koordinimit të asistencës financiare të BE-së dhe informimit të publikut rreth këtij procesi.
Objekti
Kriteret e anëtarësimit në BE, të përcaktuaranga Këshilli Evropian në vitin 1993, përfshijnë disa kritere legjislative të cilat kërkojnë, ndër të tjera, përkthimin e tërësisë së legjislacionit të BE-së për të garantuar përafrimin e legjislacionit vendas me atë të BE-së. Si pjesë e këtij procesi, Ministria e Integrimit Evropian e Shqipërisë i besoi shoqërisë Albaglobal përkthimin e legjislacionit të BE-së, duke kërkuar një përkthim të saktë dhe të pametë të terminologjisë ligjore.
Rezultatet
Me angazhimin e një 1 menaxheri projekti, 12 përkthyesve, 4 korrigjuesve, 3 specialistëve të industrisë dhe 1 dizajneri grafik, Albaglobal ka përkthyer afërsisht 20 354 faqe të tërësisë së legjislacionit të BE-së gjatë harkut kohor 2015-2017. Duke marrë në konsideratë natyrën komplekse të këtij projekti dhe nevojën për të bërë përshtatjen e duhur të termave ligjorë në shqip, një detyrë e cila kërkon njohjen e koncepteve ligjore si në gjuhën burim ashtu edhe në gjuhën e synuar, Albaglobal angazhoi një ekip përkthyesish me njohuri të thelluara të legjislacionittë BE-së dhe të kuadrit ligjor shqiptar. Zbatimi i këtij projekti kërkonte gjithashtu ofrimin e shërbimeve profesionale DTP, duke përfshirë shkrimin, redaktimin, formatimin e dokumenteve dhe dizajnin grafik.