Klienti: PNUD në Shqipëri
PNUD është rrjeti global për zhvillim i OKB-së, i cili vepron në rreth 170 vende dhe territore dhe ndihmon në zhdukjen e varfërisë, si dhe në uljen e pabarazisë e përjashtimit. I pranishëm në Shqipëri që prej vitit 1991, PNUDbashkëpunon me qeverinë shqiptare dhe popullsinë në vend, duke përfshirë shoqërinë civile dhe bizneset, me qëllimin forcimin e sundimittë ligjit, promovimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, mbrojtjen e mjedisit, si dhe mbështetjen e reformave ekonomike e sociale për përfshirje sociale dhe një shoqëri të barabartë.
Objekti
Me qëllim lehtësimin e bashkëpunimit të tij me institucionet dhe organizatat shqiptare, në mbështetje të integrimit të Shqipërisë në BE dhe të përmbushjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, PNUD ka marrë përsipër përkthimin e të gjithë dokumenteve të rëndësishme në gjuhën shqipe. Që prej vitit 2009 e në vazhdim, PNUDka kontraktuar shoqërinë Albaglobalpër ofrimin e këtyre shërbimeve, nëpërmjet një procesi tenderimi të drejtë, të hapur, transparent dhe konkurrues.
Rezultatet
Duke marrë në konsideratë nevojat në rritje për shërbime përkthimi dhe interpretimi, Albaglobalangazhoi një ekip profesionist përkthyesish me ekspertizë të gjerë në fushat përkatëse, duke i ofruar kështuPNUD-it cilësinë më të lartë në përkthim dhe interpretim nga anglishtja në shqip dhe anasjelltas, duke garantuarefiçencëneorganizimit të punës dhe duke ruajtur konsistencën e cilësinë në të gjitha projektet. Krahas përkthimit të rreth 2 milion fjalëve përgjatë viteve, Albaglobal ka ofruar gjithashtu shërbime interpretimi në aktivitetet e organizuara nga PNUD dhe partnerët e tij në zbatimin e projekteve.