fbpx skip to Main Content

Klienti: UNHCR

UNHCR, commonly known as the UN refugee agency, UNHCR, e njohur gjerësisht si agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët,është e mandatuar për të udhëhequr dhe koordinuar masat ndërkombëtare për të mbrojtur dhe ndihmuar refugjatët dhe personat e zhvendosur në mbarë botën. Në Shqipëri, UNHCR bashkëpunon ngushtë me Drejtorinë e Azilit dhe Shtetësisë, si dhe me Departamentin e Kufirit dhe Migracionit për të përmirësuar aksesin në procedurat e azilit dhe zbatimin e masave të sigurisë gjatë procedurave të përcaktimit të statusit, dhe veçanërisht aksesin në informacion dhe në mbrojtjen ligjore.

 

Objekti

Përafërsisht 362 000 refugjatë dhe emigrantë rrezikuan jetën e tyre tek përshkonin Detin Mesdhe në vitin 2016. Në këto kushte lindi nevojaemergjente për një plan veprimi gjithëpërfshirës që do të jepte zgjidhje afatgjata për problemin kompleks të migracionit dhe do të ndihmonte në adresimin e shkaqeve bazë, në bashkëpunim të ngushtë me vendet e origjinës dhe transitit, si dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Në vitin 2016, kur Shqipëria u gjendnë vorbullëne krizës së refugjatëve dhe pas akomodimit të rreth 3000 anëtarëve të Organizatës Popullore të Muxhahedinëve të Iranit në Shqipëri, UNHCRkontraktoiAlbaglobal për përkthimin e Manualit për Procedurat dhe Kriteret për Përcaktimin e Statusit të Refugjatit.

Rezultatet

Albaglobal përktheu mbi 200 000 fjalë të Manualit për Përcaktimin e Statusit të Refugjatit në shqip, përmes angazhimit të një ekipi të talentuar përkthyesish me një ekspertizë të gjerë në këtë fushë. Përdorimi i softuerëve të përkthimit gjatë të gjithë projektit ndihmoi për të garantuar konsistencën në terminologji, organizimin efikas të punës dhe dorëziminbrenda afatit të caktuar.

Back To Top
×Close search
Search