SOFTUERI I PËRKTHIMIT
Mjete për produktivitet në përkthim dhe për menaxhimin e proceseve të tij, për
cilësi të lartë dhe procese të koordinuara.
Në bashkëpunim me kompaninë inovatore SDL, liderin botëror në fushën e teknologjisë së përkthimit, Albaglobal ka mundësinë t’u ofrojë bizneseve dhe individëve në Shqipëri zgjidhje softuerike të personalizuara për nevojat e tyre në përkthim.
Na kontaktoni për të diskutuar çdo aspekt lidhur me teknologjinë në fushën e përkthimit.
Shikoi videon për të parë të rejat nga SDL Trados Studio 2019
SDL Trados Studios
Përkthe më shpejt dhe në mënyrë më të zgjuar nëpërmjet kësaj marke të konsoliduar në nivel botëror. SDL Trados Studio është një mjedis i kompletuar përkthimi për profesionistët e fushës, të cilët duan të menaxhojnë projektet e përkthimit dhe terminologjinë e institucionit të tyre, dhe që kanë mundësinë ta redaktojnë ose ta rishikojnë atë përmbajtje.
Disponoheni kontentin tuaj në nivel rajonal apo global, duke e përkthyer dhe lokalizuar me një softuer që përdoret nga më shumë se 250 000 profesionistë të përkthimit në mbarë botën.
SDL Trados GroupShare
SDL TradosGroupShare është program i thjeshtë për t’u përdorur për menaxhimin e projekteve të përkthimit, dhe sjell transformim në mënyrën se si punojnë së bashku ekipe të çfarëdolloj përmasave.
I disponueshëm qoftë në ambientin e punës, ashtu edhe në re kompjuterike (cloud), GroupShare punon në koordinim me SDL Trados Studio për të lehtësuar ngarkesën e punës, për të reduktuar detyrat manuale, si dhe për të ofruar akses në kohë reale në projekte, në terminologji dhe në memorie përkthimi. Këto avantazhe i ndihmojnë ekipet e punës të ofrojnë përkthime me cilësi të lartë në një kohë më të shkurtër.
Menaxhimi i terminologjisë
Terminologjinë mund ta ruani, ta menaxhoni dhe ta ndani me të gjithë personat e përfshirë në përdorimin e saj, duke përfshirë inxhinierë, specialistë të marketingut, përkthyes dhe terminologë, duke garantuar kështu një përmbajtje konsistente dhe me cilësi të lartë përgjatë të gjitha hallkave të procesit të përkthimit, nga dokumenti origjinal deri te produkti final i përkthyer.
Përktheni në mënyrë më të zgjuar me këtë softuer të mrekullueshëm, i cili ju lejon në çdo projekt, të kryeni me shpejtësi kërkime, të shihni referenca dhe të zbatoni rregulla të caktuara për përdorimin e termave dhe të stilit.
SDL Passolo
Mundësojuni ekipeve tuaja një bashkëpunim, komunikim dhe menaxhim efektiv të të gjitha hallkave të lokalizimit të softuerëve në një mjedis të vetëm përkthimi.
SDL Passolo ofron procese pune inteligjente dhe veçori me intuitë të menaxhimit të projekteve, që mundësojnë publikime shumëgjuhëshe më të shpejta, lokalizim softueri me cilësi më të lartë dhe procese më efikase.
PHOENIX
Sistem menaxhimi i biznesit të përkthimit
Zgjidhje për menaxhimin e biznesit, e vendosur në re kompjuterike (cloud)
për shoqëritë e vogla dhe të mesme të përkthimit
Phoenix është produkti ynë softuerik, i vendosur në re kompjuterike, për menaxhimin e biznesit të përkthimit, që plotëson nevojat bazë të një agjencie ose shoqërie të vogël apo të mesme. Përbëhet nga disa module bazë, të cilat kombinohen së bashku për të mbuluar të gjitha aspektet e drejtimit të një biznesi përkthimi.
Mundëson akses në distancë për përdoruesit dhe të drejta të personalizuara aksesi për të gjitha rolet në një biznes përkthimi.
Lejon krijimin me lehtësi të projekteve të reja, monitorimin, faturimin dhe gjurmimin e pagesave nëpërmjet të njëjtës ndërfaqe ose moduleve të ndërlidhura.
Moduli i menaxhimit të klientit
Moduli i klientit lehtëson menaxhimin e bazës së të dhënave të klientëve. Ai i lejon përdoruesit të ruajë të gjitha të dhënat përkatëse të kontaktit të klientit, kërkesat e faturimit dhe personat në organizatë, si dhe gjurmimin e të gjitha projekteve të përfunduara për një klient të caktuar.
Përfshin një motor kërkimi që përdor të dhënat kryesore të profilit të një klienti, duke i lejuar përdoruesit të marrë rezultate kërkimi sipas Emrit të Klientit, Shtetit dhe Llojit të Klientit.
Të gjitha veçoritë mund të ndryshohen me lehtësi nëpërmjet seksionit të administratorit në sistem.
Moduli i menaxhimit të linguistëve
Moduli i menaxhimit të linguistëve lejon shtimin/redaktimin/fshirjen me lehtësi të profilit të një linguisti. Ai mund të mbajë informacione të detajuara rreth një linguisti, të tilla si të dhënat e kontaktit, gjuhët dhe kombinimet e gjuhëve të shoqëruara me çmimin përkatës, mjetet e përdorura dhe aftësitë, si dhe ruan një kopje të CV-së së linguistit.
Mekanizmi i detajuar i kërkimit lejon marrjen e informacionit mbi linguistin e duhur për një projekt specifik, nëpërmjet opsioneve të shumta të kërkimit. Ndihmon menaxherin e projektit të marrë informacione mbi disponueshmërinë e linguistëve për kombinimin e kërkuar.
Project Management Module
Moduli i menaxhimit të projektit kombinon të gjitha funksionalitetet e moduleve të menaxhimit të klientit dhe linguistëve duke lejuar krijimin dhe menaxhimin e projekteve të përkthimit. Ai i mundëson menaxherit të projektit gjurmimin e të gjitha fazave të një projekti të caktuar.
Të gjitha detyrat mund të përshtaten plotësisht dhe të gjitha të dhënat përkatëse (duke përfshirë datat e dërgimit për çdo hap, menaxherin e projektit të klientit, stafin e mbështetjes teknike, përkthyesit dhe korrigjuesit) mund të ruhen, të përditësohen rregullisht, të nxirren dhe të kërkohen në softuer.
Përmes këtij moduli mund të gjurmohen kostot që lidhen me projektin dhe të llogariten në mënyrë automatike marzhet e fitimit nga projekti.
Modulet e financave
Dy modulet e financave, përkatësisht moduli Klienti dhe moduli Pagesat e Linguistëve, të japin mundësinë të krijosh, duke shtypur një buton, një ose disa fatura për Klientët dhe një apo disa urdhër porosi për ofruesin e shërbimit. Fatura ose urdhri i porositjes gjenerohet automatikisht në format PDF çdo muaj dhe ato ruhen në sistemin e navigimit. Totalet mujore llogariten në mënyrë të vazhdueshme në disa monedha.
Statusi i pagesave mund të gjurmohet me lehtësi dhe mekanizmi i kërkimit lejon marrjen me shpejtësi të rezultateve mbi Emrin e Klientit, Nr. e Faturës, Nr. e Punës dhe Nr. e Referencës.
Pamjet e mëposhtme ilustrojnë funksionet bazë të moduleve të disponueshme