skip to Main Content

 

Klienti: Skillsoft

Skillsoft është një shoqëri amerikane e teknologjisë edukative, e cila krijon programe kompjuterike dhe përmbajtje për sistemet e trajnimit. Një ofrues lider global i programeve kompjuterike inovative, të cilësisë së lartë, dhe të bazuara në renëkompjuterike (cloud-based),në mbështetje të trajnimeve dhe të rritjes së performancës, Skillsoftu mundëson kompanivetë arrijnë avantazhe konkurruese përmes zhvillimit të njohurive dhe aftësive superiore të stafit.

Objekti

Pavarësisht seSkillsoft nuk është një klient i drejtpërdrejtë i Albaglobal, kjo e fundit është kontraktuar nga një tjetër shoqëri për përkthimin dhe lokalizimin softuerit dhe përmbajtjessë sistemit të trajnimit të Skillsoft.

Rezultatet

Nga muaji qershor deri në korrik të vitit 2018, Albaglobal arriti të dorëzojë një total prej 200 000 fjalësh të përkthyera nga anglishtja në shqip, me përfshirjen e 1 menaxheri projekti, 5 përkthyesve, 2 korrigjuesve dhe 1 specialisti të industrisë. Pavarësisht afatit të shkurtër, ne arritëm të ofrojmë shërbime përkthimi dhe lokalizimi me cilësi të lartë falë përkthyesve tanë, të cilët janë përzgjedhur me kujdes mbi bazën e njohurive të tyre rreth fushës dhe aftësive tëpakrahasueshme në përkthim.

Back To Top
×Close search
Search