GJUHËT E BALLKANIT PERËNDIMOR
E pozicionuar në zemër të Gadishullit Ballkanik, Albaglobal ka një vendndodhje strategjike për të ofruar zgjidhje gjuhësore në nivel kombëtar, rajonal dhe global.
Nëpërmjet zyrës qendrore të menaxhimit të projekteve në Shqipëri dhe rrjetit të bashkëpunëtorëve tanë në vendet e rajonit, ne fokusohemi që të përshtatim zgjidhjet sipas kërkesave specifike të projekteve tuaj për çdo kombinim mes gjuhëve evropiane dhe gjuhës shqipe, boshnjake, maqedonase, serbe dhe malazeze.
Nëse klientët tanë kanë nevojë për një tjetër kombinim gjuhësh, ekipi ynë i ekspertëve zotëron njohuritë dhe ekspertizën e nevojshme për të realizuar çdo projekt gjuhësor dhe për të ofruar zgjidhjen më të përshtatshme.
EKSPERTIZA NË INTERPRETIM
Me më tepër se 20 000 orë përvojë në interpretim, Albaglobal ka mbështetur suksesin e shumë aktiviteteve të rëndësishëm të organizuar në Shqipëri dhe në rajon.
Ju vijmë në ndihmë duke vënë në dispozicion tuaj burimet e duhura njerëzore për interpretim simultan ose konsekutiv, si dhe teknologjinë e nevojshme të interpretimit. Ekipi ynë i përkushtuar do të përgatisë ambientin për realizimin e suksesshëm të aktivitetit tuaj, si dhe do të ndihmojë me organizimin dhe me logjistikën.
Përmes ekipit tonë të talentuar, ne ofrojmë kombinimin e duhur të profesionalizmit me ekspertizën e njohurive të këtij profili.
TEKNOLOGJIA E PËRKTHIMIT
Inovacioni në teknologji e ka ndryshuar rrënjësisht industrinë e përkthimit. Mjetet për produktivitet në përkthim dhe menaxhimin e proceseve të tij, lehtësojnë proceset tona të brendshme dhe mundësojnë mbulim volumesh me cilësi të nivelit më të lartë.
Në sajë të ekspertizës tonë teknologjike, ne mund të marrim përsipër më shumë projekte, të prodhojmë më shumë dhe të garantojmë cilësi superiore, duke siguruar ndërkohë një nivel të lartë të jetës profesionale për përkthyesit tanë.
Si rishitës i autorizuar i SDL-së për Shqipërinë, softueri ynë i parapëlqyer është SDL Trados Studio. Megjithatë, ne mund të punojmë me pothuajse çdo softuer dhe me çdo format, duke përfshirë edhe MemoQ, Memsource, Across, Transit, etj.
PUNO ME NE