skip to Main Content

VLERAT TONA

INTEGRITETI

Linja jonë konsekuente dhe transparente e veprimit ka kontribuar në ndërtimin e marrëdhënieve të forta dhe afatgjata me klientët tanë. Ne u qëndrojmë besnikë angazhimeve tona.

PËRPIKËRIA

Ne i respektojmë klientët tanë dhe kohën e tyre. Respektimi dhe përfundimi i projekteve në afatin e përcaktuar janë cilësi që na veçojnë si partner serioz dhe i besueshëm.

PËRKUSHTIMI

Ne avancojmë duke ruajtur të njëjtin nivel të lartë cilësie të shërbimit në çdo projekt të dorëzuar. Komunikimi i shpejtë është një element më shumë që i shton peshë përkushtimit tonë.

SHËRBIMET TONA

Përkthimi

Projektimi i strukturës tonë organizative na lejon të përshtatemi me lehtësi ndaj kërkesave të projekteve të ndryshëm, pavarësisht nëse bëhet fjalë për pak tekst për marketing, për disa faqe përkthim që duhet të certifikohen përpara noterit apo për dokumente prej miliona fjalësh nga fusha e lëndëve hidrokarbure.

Ne krijojmë vlerë për klientët tanë, duke përmbushur vazhdimisht pritshmëritë e tyre me shpejtësi dhe me efikasitet.

Lokalizimi

Përshkrimi i produkteve ose i shërbimeve tuaja ka gjithmonë nevojë për më tepër sesa thjesht përkthim për të arritur tek audienca që ato synojnë. Ekipi ynë teknik me shumë përvojë do të mundësojë edhe përshtatjen më të vështirë gjuhësore për të arritur aty.

Çdo ditë, ne asistojmë me kujdes klientët tanë që ata të planifikojnë në kohë dhe të realizojnë me sukses fazat e ndryshme të projekteve të tyre komplekse të lokalizimit, të tilla siç janë shërbimet shumëgjuhëshe të korporatave me shtrirje globale apo testimi dhe përditësimi i softuerëve të ndryshëm.

Interpretimi

Interpretim Simultan apo Konsekutiv? Në konferencë apo në tryezë të rrumbullakët? Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë të nivelit të lartë me përvojë dhe mbulon një gamë të gjerë tematikash.

Shërbimet e interpretimit simultan bazohen në superteknologjinë e Danish Interpreting Systems (DIS), një ndër markat lider në botë të pajisjeve elektronike për konferenca.

+ 0
Klientë korporata
+ 0
Përkthyes të trajnuar
+ 0
Projekte përkthimi
+ 0
Orë interpretimi

ZGJIDHJE SOFTUERIKE

Mjete për produktivitet në përkthim dhe për menaxhimin e proceseve të tij, për cilësi të lartë dhe procese të koordinuara.

SHIHNI NDIKIMIN TONË

TË REJAT TONA

HARTONI STRATEGJINË E
PROJEKTIT TUAJ

MBYLLNI NJË KONSULTIM

Back To Top
×Close search
Search