fbpx skip to Main Content

Klienti: Strabag AG

STRABAG është një nga shoqëritë lider për planifikimin, ndërtimin dhe vënien në punë të impianteve të trajtimittë ujit të pijshëm dhe ujërave të përdorur. STRABAGWater Technologies, një degë e shoqërisëSTRABAG AG, fokusohet në ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujërave të përdorur dhe ujit të pijshëm dhe impianteve të thjeshta për trajtimin e mbetjeve të ngurta, duke përfshirë edhe ndërtimin dhe mbylljen e landfilleve përkatës në EQL/EJL si dhe në vende të caktuara jashtë Evropës.

Objekti

Si rezultat i bashkëpunimit shumëdimensional ndërmjet qeverisë gjermane dhe Komisionit Evropian nëpërmjet Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW), qeverisë së Republikës së Kosovës, Bashkisë së Prishtinës dhe Shoqërisë Rajonale të Ujit “Prishtina” –, dhe me qëllim ofrimin e një zgjidhjeje për një ndër problemet më kryesore në kryeqytetin e Kosovës, konkretisht, furnizimin e rregullt me ujë të pijshëm, shoqëria gjermane STRABAG AG mori përsipër ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujit në Prishtinë. Në kuadër të këtij projekti, Albaglobal u kontraktua për përkthimin e të gjithë dokumenteve teknike, të tilla si manuale, udhëzues përdorimi, materiale mbi inxhinierinë e ndërtimit, etj.

Rezultatet

Përgjatë vitit 2016, ne kemi përkthyer rreth 400 000 fjalë për projektin e impiantit të trajtimit të ujit në Prishtinë. Ne kishim si detyrë shtesë edhe ofrimin e shërbimeveDTP, për paraqitjen e dokumenteve në formatet PDF dhe Word. Sfida më e madhe e hasur gjatë këtij projekti ishte kompleksiteti i terminologjisë teknike, e cila kërkonte angazhimin e përkthyesve me përvojë të gjerë dhe njohuri të thelluara në fushën teknike.

Back To Top
×Close search
Search