Klienti: Agjencia e Evropës Lindore dhe Juglindore për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (SEESAC)
SEESAC punon për të fuqizuar kapacitetet e grupeve kombëtare dhe rajonale të interesit në mënyrë që të kontrollojnë dhe të reduktojnë shpërndarjen dhe keqpërdorimin e armëve të vogla dhe të lehta, duke kontribuar kështu në rritjen e stabilitetit, të sigurisë dhe të zhvillimit në Evropën Lindore dhe Juglindore.
Objekti
Si pjesë e planit të saj për të ndalur lëvizjen dhe disponueshmërinë e AVL-ve në rajon, për të konsoliduar arritjet aktuale dhe për të përmirësuar kushtet socio-ekonomike për paqe dhe zhvillim në Evropën Lindore dhe Juglindore, SEESAC garantoi përkthimin e legjislacionit të armëve të zjarrit në vendet e Evropës Lindore dhe Juglindore në të gjitha gjuhet përkatëse, me qëllimin për të mundësuar kryerjen e studimeve krahasuese dhe krijimin e një kuadri të harmonizuar ligjor për armët në rajon. Albaglobal u kontraktua në vitin 2016 për të mundësuar përkthimin e këtij legjislacioni në shqip.
Rezultatet
Gjatë vitit 2016, në sajë të punës dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të një ekipi të përbërë nga 1 menaxher projekti, 10 përkthyes, 4 korrigjues, 1 specialist i industrisë dhe 1 dizajner grafik, Albaglobalsiguroi përkthimin e 1451 faqeve nga gjuhët rumune, maqedonase, boshnjake, kroate, malazeze dhe serbe në shqip. Përkthimet u dorëzuan me standard të lartë, në kohën e duhur dhe me një saktësi rigoroze teknike dhe ligjore.