skip to Main Content
Pozicion Per Perkthyes AnglishtShqip

Pozicion per Perkthyes Anglisht<>Shqip

punesim

Kompania Albaglobal po kërkon të zgjerojë ekipin e saj të përkthyesve shqip-anglisht-shqip. Nëse jeni të interesuar të bëheni pjesë e një grupi përkthyesish profesionistë dhe përmbushni kriteret e mëposhtme, ju lutemi të na dërgoni CV-në tuaj në format PDF ose Word në adresën info@albaglobal.com.
Ju lutemi, specifikoni në subjektin e emailit rolin për të cilin po aplikoni. Aplikantët duhet të kenë aftësitë e mëposhtme:
Të zotërojë shumë mirë gjuhën shqipe dhe angleze
Të ketë përvojë përkthimi me shkrim shqip-anglisht-shqip
Të jetë fleksibël dhe i/e aftë të punojë nën trysni pune
Të jetë dëgjues(e) i/e mirë
Të ketë aftësi të mira në komunikimi dhe pune në grup
Të ruajë paanshmërinë, konfidencialitetin dhe etikën
Të mirëkuptojë çdo aspekt të ndjeshëm kulturor dhe të ketë aftësi të bashkëpunojë me persona me prejardhje të ndryshme kulturore
Pozicioni është i vlefshëm për përkthyes të brendshëm me kohë të plotë. Çdo fushë eksperience do të merret në konsideratë.
Të gjitha CV-të do të vlerësohen me kujdes dhe kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për të vijuar më tej me hapat e rekrutimit, duke përfshirë edhe kryerjen e një testi përkthimi me shkrim

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *

40 − 39 =

Back To Top
×Close search
Search