
Pozicion i hapur pune për Menaxher Projektesh në industrinë e përkthimit dhe lokalizimit
Albaglobal është në kërkim të një Menaxheri Projektesh me kohë të plotë. Personat që mund të aplikojnë duhet të jenë duke kryer studimet e larta ose t’i kenë përfunduar ato. Do të ofrohet trajnim për personat e përzgjedhur.
Përgjegjësitë
- Komunikim me klientët përmes emailit/telefonit
- Menaxhim i ndarjes së materialeve sipas projekteve
- Koordinim i stafit dhe burimeve të brendshme/të jashtme
- Respektim i afateve dhe përditësim i sistemit të menaxhimit
Cilësitë
Jemi në kërkim të personave që kanë mentalitet pozitiv, aftësi komunikuese dhe organizative, si dhe që janë këmbëngulës, fleksibël, kreativë dhe me dëshirën për të përvetësuar vazhdimisht të rejat e industrisë.
Aftësitë teknike
- Të zotëroje në nivel të lartë gjuhën angleze
- Të ketë njohuri të mira të programeve MS Windows, internetit, aplikacioneve të paketës “Office” (Word, Excel)
- Të jetë student i diplomuar ose në vazhdimësi të studimeve BSc/BA/MS në Inxhinieri, IT/Shkenca Kompjuterike ose në një degë të ngjashme
Vendndodhja: Tiranë
Do të merren në konsideratë vetëm aplikimet që i plotësojnë të gjitha kushtet e aftësive teknike!
Dërgoni një letër motivimi ku të përshkruani aftësitë tuaja dhe cilat nga cilësitë e sipërpermendura plotësoni dhe, nëse është e mundur, na dërgoni një video tuajën, në mënyrë që të njihemi me paraqitjen dhe mënyrën tuaj të prezantimit.
Dërgoni CV-në tuaj, letrën e motivimit dhe linkun e videos në info@albaglobal.com